Sapo është hedhur poshtë mocioni i Serbisë për shtyrje të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ndërsa tani pritet që kërkësa e paraqitur nga Shqipëria për anëtarësim të Kosovës në UNESCO të hidhet në votim
Paraprakisht, përfaqësuesi i Serbisë ka thënë se pranimi i Kosovës në UNESCO do të ishte akt i paprecedan, pasi që, sipas tij, Kosova ende është pjesë e Serbisë në rezolutën 1244.
Ai ka bërë thirrje të votohet kundër.


















