Kosova kërkon përkrahjen e Lituanisë për liberalizimin e vizave

09.11.2015 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova kërkon përkrahjen e Lituanisë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Lituani, është pritur sot në takim nga kryeministri i Republikës së Lituanisë, Algirdas Butkevičius.

Gjatë takimit ndërmjet dy kryeministrave, u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe përkrahjen e Lituanisë për proceset integruese evropiane të Kosovës.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për gazetarë, kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar homologun Algirdas Butkevičius për pritjen si dhe për përkrahjen që Lituania ka ofruar për Kosovën.

Duke iu referuar të arriturave të Lituanisë në zhvillimin demokratik dhe ekonomik, kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova ka pasur një përkrahje të vazhdueshme nga Lituania, përfshirë këtu edhe angazhimin në kuadër të BE-së, po ashtu me prezencën në KFOR dhe në EULEX, misione të cilat kanë punuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.

“Ju falënderoj, po ashtu, për përkrahjen që na e keni dhënë për kandidimin dhe anëtarësimin tonë në UNESCO, sepse jemi të interesuar që të jemi pjesë e botës kulturore, shkencore dhe arsimore, që të mos mbetemi vend i izoluar. Theksova sot, edhe nevojën tonë që të kemi përkrahjen e Lituanisë për liberalizimin e vizave, sepse jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që kemi mbetur akoma me regjim të vizave dhe me kufizim të lëvizjes, që kryesisht ndikon tek shkollimi i të rinjve, por edhe te bizneset. Ne jemi të interesuar që të thellojmë bashkëpunimin ekonomik me ju, dhe të gjejmë interesat e përbashkëta të cilat na lidhin më vonë në punë të përbashkët dhe zhvillim”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Kryeministri Algirdas Butkevičius, tha se kjo është vizita e parë e një kryeministri të Kosovës në Lituani, andaj e vlerësoi këtë takim si të rëndësishëm dhe historik, që do të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Ne duhet të synojmë të kemi bashkëpunim më të mirë tregtar dhe ekonomik. Ftojmë bizneset nga të dy vendet që të shfrytëzojnë mundësitë dhe shanset që vijnë nga pozita gjeografike e dy shteteve”, tha kryeministri Butkevičius.

Kryeministri Algirdas Butkevičius, po ashtu, theksoi mbështetjen për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në mënyrë që të arrihet fqinjësi e qëndrueshme në rajon dhe rëndësinë e promovimit të tolerancës etnike dhe fetare.

“Ne mbështesim reformat e vazhdueshme në Kosovë. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Jemi të gatshëm që të ndihmojmë procesin e anëtarësimit në Bashkim Evropian, duke marrë pjesë aktivisht në projektet e BE-së në vend. Jemi duke ndikuar direkt në sigurinë e Kosovës, duke pasur të deleguar special në EULEX, dhe po ashtu në KFOR”, tha kryeministri Butkevičius.

Gjatë qëndrimit në Lituani, kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministrat Arban Abrashi dhe Mahir Yagcilar, do të zhvillojë takime edhe me autoritetet tjera politike, me kryetaren e Parlamentit të Lituanisë, Loreta Graužinienė, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevičius.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

“Çanta ushtarake e mijëra euro”, krejt çka u konfiskua në operacionin për krime lufte

“Çanta ushtarake e mijëra euro”, krejt çka u konfiskua në operacionin për krime lufte