Rastësisht i kam rënë një numri të telefonit dhe e kam dëgjuar një zë të bukur femre. Kisha ngatërruar një numër të mobilit dhe në vend se të shtypja shifrën katër, kisha shtypur gjashtë, ku qëlloi një vajzë, e cila disa herë më tha se kisha thirrur në numër të gabuar.
Nuk e di pse më fascionoi zëri i saj që dëgjova në veshin tim dhe po përjetoja një ndjenjë kënaqësie sa herë që dëgjoja atë zë të ëmbël. Ishte një moment kur po më shtynte diçka instiktive që të vazhdoja të bisedoja me këtë zë femre, edhe pse nuk dija se kush ishte në të vërtetë. Gjithnjë më kanë pëlqyer vajzat që kanë folur rrjedhshëm dhe ato që kanë pasur zë radiofonik. Kjo ishte arsyeja që po ngulmoja ta njihja dhe mbi të gjitha të zbuloja se kush mund të fshihej pas atij zëri. Megjithatë, nuk ia arrita që kurrë ta shihja me sy dhe as sot e kësaj dite nuk e njoh, vetëm e di se është një vajzë zeshkane, e gjatë 168 cm, sytë ngjyrë kafe, trupin e hollë e të bukur, si dhe është 27-vjeçare. Gjithashtu, ajo më ka thënë se quhet Vjollca, është nga rrethi i Gjakovës dhe ende nuk e di se çka është dashuria dhe çka është seksi, edhe përkundër moshës që ka. Jam çuditur kur më ka thënë se nuk e dinë se çka është puthja dhe çka do të thotë të jesh e dashuruar, sepse kurrë në jetën e saj nuk kishte pasur asnjë dashnor…
Kuptohet, në fillim as që ka dëshiruar të fliste me mua, por unë ia kam treguar të vërtetën se gabimisht kisha thirrur në numrin e saj të mobilit dhe nuk kisha asnjë qëllim tjetër, siç frikësohej ajo se mund të isha ndonjë i afërm i saj familjar, ose i porositur nga dikush që ta provokoja përmes telefonit. Nuk e di as vetë sa shpejt më mirëkuptoi dhe më besoi dhe që nga ajo ditë kur ia sqarova realitetin, pranoi me dëshirë të bashkëbisedonte mua. Paramendoni, kemi gjetur një ngrohtësi të madhe, një sinqeritet të jashtëzakonshëm dhe një gjuhë të përbashkët, saqë sa herë që e kam thirrur biseda jonë telefonike zgjaste gati një orë pandërprerë. Herë e thirrja nga puna dhe herë nga telefoni im, ndërkaq pak nga pak ajo po hapej në bisedë me mua, madje filluam të flisnim edhe për gjëra intime. Më thoshte se diçka e tillë po i ndodhte për herë të parë dhe ndonëse kurrë nuk më kishte parë, i dukej se ndiente njëfarë afërsie të madhe me mua… i dukej se po më njihte dhe herë-herë më imagjinonte aty afër saj ose edhe në shtratin e saj të gjumit. Njohja me të gjithnjë e më tepër po më stresonte. E dija se ajo ishte në gjendje kushedi se çfarë të bënte për mua dhe pakuptueshëm sa më shumë që flisnim në telefon, ajo zbrazte pa ngurrim të gjitha fshehtësitë e zemrës së saj, si dhe të gjitha shqetësimet dhe vuajtjes e jetës së saj. Dua vetëm të tregoj se çka kemi bashkëbiseduar natën e mbrëmshme dhe nuk e di as vetë se sa ka zgjatur biseda jonë telefonike, por e di se kur e kam mbyllur telefonin kishte kaluar mesi i natës…
“Kurrë nuk ke pasur frajer, a?”, e pyeta në fillim, duke dashur me çdo kusht të mësoja të vërtetën e jetës së saj dhe të flisnim me “letra çel”.
“Jo. Kurrë nuk u kam besuar djemve. Kam kaluar me një djalë disa ditë dhe kur më tha se tani duhej të shkonim në shtrat, e lash me gishta në gojë dhe kurrë më sytë nuk ia kam parë. Nuk u besohet sot djemve… atyre veç seksi po u intereson”, m’u përgjigjej ajo në telefon me sinqeritetin më të madh.
“Domethënë ti je e virgjër ende, në moshën 27 vjeçare? A është vështirë të jesh e virgjër? Si e ndien veten kështu siç je?”.
“Është super. A e di pse unë nuk ndiej asgjë, sepse nuk e kam provuar kurrë seksin, prandaj për mua është njësoj. Sikur ta provoja një herë, ndoshta nuk do të mund të rrija kështu si tani. Por, unë jam mësuar kështu dhe nuk vuaj shumë, edhe pse nganjëherë më duket vetja pa lidhje kështu siç jam”.
Nuk dua ta mashtroj burrin me virgjinitet fals
E ndieja sesi nga fjalët që shqiptonte ajo, në të vërtetë, e kishte shumë vështirë të përballonte këtë moshë pa dashuri. Por, në asnjë moment nuk ngurronte të shprehte haptas atë që ndiente për veten. Ndoshta në një moment më dhimbsej kur thoshte se do të ishte më e lumtura në botë sikur ta kishte një të dashur, të cilit do ia falte virgjërinë dhe me të cilin do të ishte në harmoni të plotë. Nuk e fshehte faktin se u lakmonte disa prej shoqeve të saj, të cilat ia kishin filluar aventurave që nga bankat e shkollës së mesme, pa çarë kokën për të ardhmen e tyre. Ajo nuk e dinte se kur do të mund të bëhej nuse dhe a do t’i besonte burri i saj i ardhshëm se ishte e virgjër dhe nuk i shkonte ndërmend të kamuflonte virgjinitetin e saj, ashtu siç janë duke bërë shumë vajza në ditët e sotme.
“Unë e di për një vajzë, e cila është fejuar javën e kaluar me një djalë, të cilit disa ditë para se ai të vërtetonte virgjërinë e saj, ajo i ka shkuar një gjinekologu në ordinancën e tij private për të kamufluar virgjinitetin. Unë nuk dua ta mashtroj burrin tim, sepse gjithë jetën do të më kujtohej mashtrimi që ia kam bërë atij”, e dëgjoja me vëmendjen më të madhe, duke më thënë me atë zërin e saj që më vinte i pastër dhe i rrjedhshëm në veshin tim.
“A do të doje që ta kishe një të dashur?”.
“Po, vetëm nëse do të ishte i vërteti, atëherë unë do të shkrihesha për të dhe do të isha në gjendje kushedi se çka të bëja për të. Normal, nuk dua t’i mbush tridhjetë vjet kështu siç jam, por as tani nuk dua të gaboj. Pasi kam ndenjur deri më tash e virgjër, pse të mos duroj edhe pak. Sot është lehtë të gjesh frajer për disa ditë, por shumë më vështirë të gjesh të dashur përgjithmonë. Tash për tash nuk kam nevojë për askënd. E di mirë se sikur të kisha pasur një të dashur dhe pastaj po të kisha pasur marrëdhënie të rregullta seksuale me të dhe më vonë do të ndahesha prej tij, normal se do të ndieja nevojë për seks, siç ndiejnë mungesë disa shoqe të mia që kanë dështuar në lidhjet e tyre. Për mua është krejt ndryshe, sepse asnjëherë nuk e di se çka do të thotë të puthesh dhe të prekesh me një mashkull apo të bësh diçka më shumë me të”.
“Hiç nuk e dinë se çka është seksi, a?”.
“Unë kam lexuar në gazeta të ndryshme dhe kam parë filma. E di se është një diçka e mirë dhe po ashtu e di se dashuri mund të bësh me një person që e dashuron”.
E kam trupin e drejtë dhe të bardhë si bora
Në atë moment e detyrova të ma përshkruante një skenë seksuale të një filmi në një kanal satelitor që ajo e kishte parë disa net më parë me një vajzë të tezes së saj. Po më tregonte sesi një femër e bukur i kishte trokitur një mashkulli në derë dhe pastaj kishin nisur lojën në një shtrat të madh bashkëshortor. Por, hezitonte të përshkruante detajisht atë që kishte parë, vetëm pohonte se ajo kishte ndier disa të dridhura të njëpasnjëshme në gjithë trupin e saj. Mirëpo, për dallim nga tezakja e saj që kishte provuar seksin me të dashurin e saj dhe kishte njëfarë eksperience, kjo nuk kishte ndier temperaturë të lartë, ngase ajo tjetra ishte bërë flakë e kuqe dhe nga zagushia e madhe trupore nuk i zihej vendi-vend.
“A e ke trupin e mirë?”, e pyeta, duke dashur të zbuloja sekretet e saj.
“Nuk jam e plotë. Kur hyj në banjë, aty e kemi një pasqyrë të madhe për ta shikuar veten. Nganjëherë më pëlqen trupi im dhe më duket se e kam shumë seksi. E di se shumë vajza të tjera më xhelozojnë në trupin që kam. Kohët e fundit kam filluar edhe të bëj ushtrime gjimnastikore që të dukem sa më sportive dhe nuk dëshiroj që të shtoj peshë. E kam trupin e drejtë dhe të bardhë si bora… lum ai që do të më ketë… ha-ha-ha…”.
“A po më tregon çka ke të veshur tani?”.
“Fustanin e natës që është krejt i hollë dhe i bardhë. Verës zakonisht e veshi këtë, ndërkaq kur është ftohtë veshi pizhame ngjyrë të kaltër”.
“Çka ke nën atë fustan?”.
“Edhe ti shumë po kërkon prej meje!”.
“Ne po flasim sinqerisht apo jo?!…Nuk dua të kesh kurrfarë turpi nga unë!”.
“Nuk kam asgjë tjetër veç brekëve të bardhë. Kur bie të fle gjithmonë i heq busfalterat dhe kështu e ndiej veten më të lehtë dhe më të freskët”.
“A je e shtrirë në shtrat në këtë moment?”
“Po. Në kokërr të shpinës jam. Në njërën dorë e kam telefonin që po flas me ty, tjetrën e kam nën kokë. Veç po të paramendoj ty si dukesh. Sikur ta kisha një fotografi tënden do ta kisha më lehtë të të paramendoja, por unë as që po e di se kush je dhe çfarë tipi je. Po e marrë me mend se je edhe ti në moshën time në bazë të zërit që po ta dëgjoj dhe po shpresoj të jesh i bukur”.
“A do të doje të isha me ty aty në shtrat?”.
“Nuk e di. Ndoshta do të doja të dija se kush je dhe çka më ke bërë kështu që po flas aq e lirë me ty. Kurrë me askënd nuk kam folur kështu dhe nuk e kam zgjatur shumë. Do të doja shumë vetëm të bëja muhabet me ty dhe ta shihja fytyrën se kush je, pastaj nuk e di se çka do të bënim…”.
“Unë do të doja të bëja seks me ty!”.
“Nuk besoj se do të mund të bënim menjëherë. Por, dua të them diçka drejt se jam duke ndier diçka të çuditshme për ty. Po më duket sikur të njoh një kohë të gjatë, sepse po më dukesh shumë i afërt dhe shumë i mirë me mua. Nuk po guxoj të të them se kështu përmes telefonit pa të parë dhe pa e ditur se kush je, ndoshta jam e dashuruar në ty… ti mund të thuash çka të duash për mua, por unë po e flas të vërtetën. Po e them atë që po e ndiej në këtë çast”.
Si arriti t’i krijonte vetëkënaqësi vetvetes
Ishte një moment kur po i kërkoja të improvizonim çastin kur do ishim pranë njëri-tjetrit. Për një moment na u ndërpre lidhja, por pastaj sërish e thirra dhe e vëreja se dëshironte të vazhdonte bisedën me mua. Nuk e di as vetë se çfarë ndjenje ishte ajo të bisedoja aq lirshëm dhe aq intimisht me një femër, zëri i së cilës në mua zgjonte ngacmim seksual. Më pëlqente mënyra sesi më përgjigjej dhe gjithashtu më eksitonte sa herë që bënte atë që i kërkoja. E dija se ishte naive dhe maksimalisht e sinqertë me mua dhe bënte çdo gjë që i thosha në telefon. E detyrova të përjetonte një kënaqësi të pa përjetuar ndonjëherë në jetën e saj.
“Tash bë diçka për mua: heq fustanin dhe brekët dhe rri shtirë në shpinë dhe dëgjomë çka unë të them!”.
“A je ti normal, more?!”, m’u përgjigj, duke ngurruar në fillim dhe duke qeshur njëkohësisht me eksperimentin që kërkoja të bënte me trupin e saj të virgjër.
“Me dorën e majtë mbaje telefonin, ndërsa me tjetrën preki gjinjtë tu!”.
“Ok!”, më tha dhe e dija se ma plotësonte dëshirën.
“Shtrëngoi majat fort dhe fërkoje krejt trupin me dorë. Çliroje veten krejtësisht dhe mbylli sytë. Ëndërro diçka të mirë dhe vetëm koncentrohu çka të them unë…”.
“Ashtu jam duke bërë çka po më thua ti. Po i shtrëngoj gjinjtë e mi dhe i kam hapur edhe këmbët, ashtu siç më the ti, por po dridhem shumë…”.
“Lëshoje tash dorën poshtë kërthizës dhe mbaji këmbët të hapura. Mos u tremb. Nuk e prish virgjinitetin… hiç mos ke frikë… vetëm ngadalë lëshoji gishtat e tu aty poshtë dhe do të shohësh sa mirë do jetë…”.
“Krejt trupi po më dridhet. O zot! Krejt flakë po më qet trupi dhe po më vjen njëfarë lezeti… por… nuk guxoj të vazhdoj më tutje. Unë kurrë nuk e kam provuar këtë, edhe pse kam dëgjuar se e praktikojnë shumë femra kur ndiejnë mungesë për seks…”.
“Vazhdo ashtu, mos u ndal…”.
I dëgjoja ofshamat e saj dhe ky ishte një moment i papërshkrueshëm. Edhe unë dridhesha dhe isha në kulm të eksitimit tim, sepse e përjetoja edhe vetë i shtrirë në shtratin tim, vetëkënaqësinë e saj.
Pas disa minutash, për herë të parë e pranoi se e ndiente njëfarë relaksimi, njëfarë tjetërsimi shpirtëror në trupin e saj dhe ashtu e dehur nga kënaqësia që ia kishte ofruar vetes, nuk gjente fjalë për të më falënderuar.
Dhe, që nga ajo natë, sa herë që ka rënë për të fjetur, pothuajse rregullisht e kam detyruar të përsëritë vetëkënaqësinë, duke e udhëzuar unë përmes telefonit, deri para një viti, kur familja edhe e fejoi për një djalë që jeton në Norvegji./ A. T./Kosovarja/