Tadic: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

07.11.2015 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tadic: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka zyrtarizuar sot gjatë ditës koalicionin me Partinë Liberal Demokratike të Çedomir Jovanovicit. Qëllimi i kësaj aleance politike, siç thanë ata, është t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme në Serbi.
Ata kanë thënë se në planprogramin e tyre do të kenë orientimin evropian, bisedimet me NATO’n, përgjigjen për çështjen e Kosovës, marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën, e çështje të tjera.

Në fjalën e tij, Tadic ka thënë se qeveria aktuale, edhe pse de jure nuk e ka njohur Kosovën, de fakto e ka bërë një gjë të tillë, ndërsa ka theksuar se gjendja ka ndryshuar pas Marrëveshjes së Brukselit.

“A do të bëhet Kosova shtet i pavarur përmes kësaj politike? Me siguri se po, pavarësisht asaj se çfarë do Serbia, sepse numri i shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Kosovën është më i madh se gjysma e anëtarësisë së plotë [të OKB-së]”, ka thënë Tadic, transmeton Koha.net.

Ish-presidenti serb ka thënë gjithashtu se situata pas marrëveshjes së Brukselit ka ndryshuar pasi që, sipas tij, me atë marrëveshje nënkuptohet se sistemi i drejtësisë në Kosovë funksionin në tërë territorin.

Tadiq ka potencuar se çështje e koalicionit SDS-LPD nuk do të jetë pranimi ose jo i pavarësisë së Kosovës, por do të luftojë për interesat minimale kombëtare në Kosovë, pa parulla demagogjike dhe pa politika të pamenduara e luftarake.

Ai ka folur edhe në lidhje me “luftën” e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, që është pranimi i Kosovës në UNESCO, duke thënë se gjatë arritjes së marrëveshjes së Brukselit, nuk janë përmendur çështjet e identitetit dhe për këtë arsye, siç ka thënë Tadic, sot ekziston problemi i UNESCO’s.

“Tani identiteti duhet të mbrohet me mjete diplomatike, përmes diplomacisë kulturore”, ka thënë Tadiq.

Kurse lideri i LDP’së, Çedomir Jovanovic ka thënë para gazetarëve se pavarësia e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë në platformën e tij politike, por ka theksuar se ndryshimi i Serbisë duhet të bëhet edhe përmes ndryshimit të qëndrimit karshi Kosovës.

Duke përmendur se Kosova është e pranuar nga mbi 100 shtete të OKB-së, është e pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar e, Jovanovic ka thënë se Serbia duhet t’i pranojë edhe disa të vërteta të hidhura, në mesin e të cilave është edhe ajo se “Kosova sot veten e sheh si plotësisht të pavarur”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin