Doris Pack: Shqiptarët e braktisin vendin nga situata e rëndë politike

06.11.2015 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Doris Pack: Shqiptarët e braktisin vendin nga situata e rëndë politike

Eurodeputeja Doris Pack thotë se deputetët shqiptarë me të dhëna kriminale, po e prishin imazhin e Shqipërisë në botë.

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, Doris Pack, shpreh habinë për kontigjentin e deputetëve me të dhëna kriminale në Shqipëri. Eurodeputetja theksoi se rastet e deputetëve të inkriminuar, kanë peshë të madhe në ndërtimin e një imazhi negativ per Shqipërinë në botë.

Pack e sheh arsyen e migrimeve masive nga Shqipëria, vetëm në situatën e rënduar politike në vend.

Pavarësisht vendimit të shtetit gjerman për të kthyer të gjithë azilërkuesit shqiptarë, ka një rritje të numrit të tyre në Gjermani edhe gjatë muajit shtator. A shqetësojnë këto shifra në Gjermani?

Pack: Nuk e kuptoj, pse kemi kaq shumë shqiptarë që braktisin vendin. Nëse do të isha në vendin e Ramës, do të pyesja pse ndodh kjo ? Pashë shifrat e azikërkuesve shqiptarë në muajin shtator në Gjermani dhe është vërtet e pabesueshme. Ajo që pritet është që t’i jepet një perspektivë të rinjve që të qëndrojnë në vendin e tyre, të kontribuojnë në tranformimin dhe civilizimin e tij dhe të kenë një perspektivë të qartë punësimi. Unë kuptoj që ka njërëz që kërkojnë një jetë më të mirë, por momenalisht është e pamundur, pasi ne duhet të strehojmë personat që ikin nga luftra dhe konfliktet.

Sipas jush, a lidhet kjo me situatën politike dhe eknomike në vend?

Pack: Ndoshta është një koiçidencë, por shtrohet pyetja, pse shqiptarët nuk iknin para se Shqipëria të ishte një vend kandidat dhe ikin tani që Shqipëria është një vend kandidat ? Besoj, se ka një lidhje me situatën politike. Sot në shoqërinê shqiptare duhet vërtet të shtrojmë pyetjen nëse duhet të jesh kriminel për t’u bërë deputet. Nuk e konceptoj, se si ata që qeverisin vendin nuk e kuptojnë që kjo përcjell një imazh të tmerrshëm për vendin. Të gjithë e shohin, të gjithê flasin pêr këtë, por as Rama dhe as Meta nuk e marrin seriozisht. Ndoshta jam e gabuar, por nuk besoj të jem, sepse informohem rregullisht dhe lexoj përditë përmbledhjen e shtypit shqiptar. Klasa politkke në Shqipëri duhet pastruar. Nëse përcillet nje imazh kaq negativ, njerëzit nuk durojnë më dhe braktisin vendin.

Sipas jush a duhet të trajtohet proçesi i dekriminalizimit si parakusht në progres-raportin e Komisionit Europian? A ndihmon që opozita në Shqipëri ka dërguar raportin e saj Komisionit Europian?

Pack: Duhet evituar që të ketë një raport të Komisionit Europian që thotë të njëjtën gjë si vitin e shkuar. Është e habitshme dhe zhgënjyese. Nuk do të ndjehesha mirë si politikane apo përgjegjëse politike nëse do më prezantonin të njëjtin raport çdo vit. Ju kemi prekur më parë edhe çështjen e mungesës së një informacioni neutral nga ambasadat e shteteve anëtare në Shqipëri.

A është ky informacion i paplotë një pengesë në informimin e duhur të shteteve anëtare?

Pack: Shqipëria është i vetmi vend ku çdo ambasadë ka çdo ditë diçka për të thënë. Nuk më duket shumë e shëndoshë kjo, sepse roli i ambasadës nuk është për të bërë politikë, por për të informuar shtetin e saj, se ç’ndodh në Shqipëri. Por është dhe politika shqiptare që favorizon këtë. Ka qenë gjithmonë kështu, jo vetëm gjatë kësaj qeverie, por edhe gjatë qeverive të mëparëshmë. Gjithmonë kanë hedhur sytë se ç’farë thonë ambasadat e huaja. Herë pas here, kemi përshtypjen që ambasadorët nuk janë neutralë. Kjo duhet thënë. Unë e kam thënë vazhdimishtt dhe madje kjo gjë është përfshirë edhe në një raport.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin