Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka konfirmuar se në seancën e ditës së nesërme solemne në Kuvendin e Kosovës, ku do të flet komisionari evropian Johannes Hahn, opozita do të ketë një aksion që do të jetë si porosi për Qeverinë e Kosovës.
Visar Ymeri ka thënë në televizionin publik se Kuvendi nuk është duke funksionuar megjithatë ka pranuar se deputetët do të vazhdojnë t’i marrin pagat pasi, siç thotë ai, roli dhe pozita e deputetit nuk është vetëm në seancat plenare.
“Ne në këto seanca po e shfrytëzojmë rastin që t’i paraqesim ankesat e protestës sonë të modifikuara në fjali të cilat kanë formën e porosisë edhe për folësit por në përgjithësi opinioni”, tha Ymeri.
















