Serbia është në një luftë të vështirë politike dhe diplomatike

E publikuar: 05/11/2015 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është para një luftë të vështirë diplomatike, por edhe politike sa i përket parandalimit të anëtarësimit të Kosovës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ai po ashtu e ka akuzuar Partinë Demokratike të Serbisë se nuk po angazhohen mjaftueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe.

Sipas Daçiq-it, Serbia po i lufton të pavërtetat, padrejtësitë dhe standardet e dyfishta, por po ashtu me lotimin intensiv që tu kërkohet shteteve të votohet pro anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.