Analistët favorizojnë Komisionin e Venedikut

05.11.2015 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Analistët favorizojnë Komisionin e Venedikut

Procedimi i Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për interpretim tek Komisioni i Venedikut, do të mund të ishte një zgjidhje më e mirë sesa kalimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese e Kosovës, thonë analistët politik.

Sipas tyre, opozita ka krijuar tashmë bindjen se Gjykata Kushtetuese nuk është e paanshme dhe është e ndikuar nga partitë në pushtet.

Publicisti Belul Beqaj thotë se Gjykata Kushtetuese vetëm sa mund ta thellojë problemin, pasi që pritjet janë që ajo të nxjerr një vendim i cili do të shihej në favor të pozitës.

“Komisioni i Venedikut do të ishte një zgjedhje që do ta amortizonte kërkesën e opozitës dhe ndoshta do të linte një hapësirë që të krijohej përshtypja e neutralitetit dhe objektivitetit”.

“E them sërish, që kjo pak a shumë do ta amortizonte një pakënaqësi të akumuluar të opozitës për faktin se është një trup i jashtëm dhe, siç ndodhë tek ne shqiptarët e Kosovës, më tepër u besojmë atyre që vijnë nga jashtë sesa atyre që i kemi brenda”, ka thënë Beqaj.

Procedimi i çështjeve tek Komisioni i Venedikut u takon qeverive, kështu që tash për tash, kjo mbetet vetëm një ide e cila nuk besohet se do të realizohet, ngase Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka proceduar për interpretim kushtetues marrëveshjen e arritur me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Kjo marrëveshje bashkë me atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ka nxitur reagimin e opozitës e cila, në formë proteste, po pengon vazhdimin e punës normale në Kuvend dhe po paralajmëron përshkallëzim të gjendjes edhe përmes protestave në rrugë, nëse marrëveshjet nuk anulohen.

Nëse problemi i marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin do të zgjidhej vetëm për kah ana e interpretimit kushtetues, atëherë Gjykata Kushtetuese apo Komisioni i Venedikut do të ishin adresat e qëlluara, thotë në anën tjetër, analisti Imer Mushkolaj.

Por, sipas tij, aktualisht qëndron edhe një problem me opozitën, pasi që ajo në vend të interpretimit kushtetues të marrëveshjes, është lëshuar në kërkesa maksimaliste dhe të palëkundura politike për anulimin e këtyre marrëveshjeve.

“Opozita do të duhej ta zbus kërkesën e saj në kuptimin që të pranojë se çfarëdo vendimi që vjen nga Gjykata Kushtetuese respektivisht nga Komisioni i Venedikut të jetë i mjaftueshëm që ata të vazhdojnë betejën politike në Kuvend. Mirëpo thjeshtë të mos provojnë që të bllokojnë Kuvendin siç janë duke e bllokuar duke bërë kërkesa ekstreme për tërheqjen e nënshkrimeve”, ka thënë Mushkolaj.

Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit – i njohur si Komisioni i Venecias apo Venedikut – është trup këshillëdhënës i Këshillit të Evropës për çështje kushtetuese.

Roli i këtij Komisioni është që të ofrojë këshilla ligjore për shtetet anëtare, në veçanti, për të ndihmuar shtetet që të harmonizojnë infrastrukturën ligjore me standardet evropiane dhe përvojat ndërkombëtare në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundim të ligjit./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Ahmet Isufi nis fushatën, kërkon mbështetje për një Kosovë më të zhvilluar

Ahmet Isufi nis fushatën, kërkon mbështetje për një Kosovë më të zhvilluar

Kurti nis fushatën zgjedhore me premtime për ekonomi, Hekurudha, fabrika dronësh dhe 1 miliard për ushtrinë

Kurti nis fushatën zgjedhore me premtime për ekonomi, Hekurudha, fabrika dronësh dhe 1 miliard për ushtrinë