Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri e fituar jashtëligjshëm

05.11.2015 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri e fituar jashtëligjshëm

Vetëm për tre muaj janë sekuestruar rreth tre milionë euro pasuri e fituar në mënyrë të paligjshme. Ndërkaq, vlera e përgjithshme për këtë vit ka arritur shumën rreth 20 milionë euro.
Këto të dhëna janë bërë të ditura në prezantimin e raportit për tremujorin korrik-shtator, nga koordinatori nacional për luftimin e krimit ekonomik Shqipdon Fazliu, para anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Fazliu tha se nëse trendi i sekuestrimeve vazhdon kështu, atëherë do ta kalojnë shifrën e vitit të kaluar.

“Shifra e sekuestrimeve ka arritur pothuaj 20 milionë euro. Edhe gjatë periudhës së tretë korrik-gusht ka pasur sekuestrime në vlerë të përgjithshme prej rreth 3 milionë euro, apo më saktësisht 2 milionë e 743 mijë euro. Ajo çka është më rëndësi të përmendet, se këto statistika janë harmonizuar me Agjencionin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. Një pjesë e sekuestrimeve dhe konfiskimeve edhe sot e kësaj dite nuk vijnë tek zyra jonë, por shkojnë tek Agjencioni. Një pjesë e sekuestrimeve vijnë tek zyra jonë, por nuk shkojnë tek Agjencioni, kështu që është dashur në bashkëpunim me ta t’i mbledhim dhe t’i harmonizojmë për të dal me të dhëna unike”, tha Fazliu.

Fazliu ka bërë të ditur se një prokuror i Prokurorisë Speciale ka arritur një marrëveshje të fajësisë me dy të pandehur të cilët e kanë pranuar fajin dhe kanë pranuar t’ia kthejnë buxhetit të shtetit 400 mijë euro.

“Një aspekt tjetër pozitiv është që për herë të parë një prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës e ka arritur një marrëveshje të fajësisë me dy të pandehur me një rast ku ka të involvuar edhe politikanë, zyrtarë aktualë të Qeverisë, ku dy prej të pandehurve, ka më tepër të pandehur, por dy prej tyre janë pajtuar që buxhetit të vendit t’ia kthejnë shumën prej 400 mijë euro. Po presim, Gjykata Themelore ka premtuar se do ta trajtojë me prioritet këtë rast, kishte me qenë një sukses i mirë në rast se këto 400 mijë euro me një seancë që nuk pritet të zgjatë me shumë se dy orë sepse flitet për një marrëveshje të fajësisë, t’i kthehen buxhetit të shtetit”, theksoi ai.

Koordinatori nacional ka kritikuar edhe prokurorët për moskryerje të detyrës së tyre ashtu siç duhet në zbatimin e dispozitave për konfiskim dhe të Ligjit mbi kompetencat e zgjeruara për konfiskim.

Por, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi i ka kërkuar Fazliut, që në raportin e ardhshëm t’i cekë me emër e mbiemër të gjithë ata prokurorë që nuk e kanë kryer detyrën e tyre si duhet, në mënyrë që të dërgohen tek zyra e prokurorit disiplinor dhe komisioni i performancës.

“Ti po thua që ka ngecje edhe nga ana e prokurorëve në këtë drejtim sa i përket zbatimit të dispozitave për konfiskim edhe të ligjit mbi kompetencat e zgjeruara për konfiskim. Unë të kisha lut që për raportin tjetër me cek se cilat kanë qenë lëshimet konkrete dhe cilët kanë qenë prokurorët të cilët nuk i kanë zbatuar këto dispozita dhe cilët kanë treguar neglizhencë në punë. Ata që kanë treguar neglizhencë në punë duhet të njoftohet zyra e prokurorit disiplinor dhe të fillohet procedura ndaj tyre. Ndërsa, të tjerët që kanë treguar jo aftësi profesionale duhet të njoftohet komisioni për vlerësimin e perfomancës dhe gjatë punës së këtij komisioni të vlerësohet profesionalizmin e tyre dhe nëse ka arsye ndonjë prej tyre edhe me ulë në detyrë për shkak të mos zbatimit të dispozitave për konfiskimin e pasurisë”, tha Lumezi.

Mirëpo, Fazliu theksoi se edhe në raportin aktual janë cekur disa raste për secilën prokurori, kur prokurorët kanë mundur të kryejnë detyrën ashtu siç duhet.

“Në faqen pesë veç e keni shkurtimisht ligjin mbi kompetencat e zgjeruara, por kur shkoni të raportet për secilën prokurori, aty në pesë apo gjashtë raste në secilën prokurori e kemi cekur kur kanë mundur që prokurorët t’i zbatojnë dispozitat e LKZK-së”, tha ai, përcjell Kosovapress.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në këtë mbledhje maratonike ka shpallur konkursin për tre anëtarët jo prokuror të KPK-së, përfaqësuesin nga Oda e Avokatëve, Fakulteti Juridik dhe shoqëria civile. Mirëpo, këtë vendim e ka kundërshtuar anëtari nga shoqëria civile Florent Muçaj, i cili e ka konsideruar kundërligjor dhe kundër kushtetues marrjen e mandatit që e ka fituar plotësisht sipas Kushtetutës. Shpallja e konkursit u bë pasi plotësim ndryshimi i ligjit për KPK-në ka paraparë që prej datës 1 janar 2016 KPK-ja duhet të ketë përbërje të re.

Po ashtu, KPK ka shqyrtuar dhe miratuar edhe katër rregullore – Rregulloren për emërimin e Kryeprokurorëve, Rregullore për ndarjen e lëndëve, Rregullore për skemën e kompensimit të anëtarëve dhe komisioneve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Rregulloren për punën e komisionit disiplinor dhe procedurën disiplinore ndaj prokurorëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin