Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

05.11.2015 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki. Ambasadorja finlandeze ka rikonfirmuar mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve dhe proceset eurointegruese të Kosovës.

Ministrja Tahiri ka shprehur mirëseardhje për ambasadoren e re Huhtamaki dhe ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ajo ka vlerësuar lartë përkrahjen e Finlandës për zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Po ashtu, e ka falënderuar shtetin finlandez për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës në përgjithësi si dhe për proceset që lidhen me agjendën euroatlantike.

Tahiri në këtë takim ka folur për progresin në Kosovë duke theksuar se nënshkrimi i Marrëveshjes Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian shërben si një faktor motivimi për të çuar përpara reformat evropiane në Kosovë.

Ajo ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO e organizata tjera ndërkombëtare dhe liberalizimi i vizave nga BE-ja do të jenë zhvillime që i meriton Kosova.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ajo po ashtu, ka shprehur përkushtimin e plotë për përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja si dhe angazhimet për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal të cilën Kosova po e dëshmon edhe përmes dialogut të Brukselit.

“Kosova ka orientime pro-perëndimore dhe ne po punojmë me ngulm për integrime euroatlantike dhe partneritet të fuqishëm me të gjitha vendet e BE-së, NATO-së dhe SHBA-të”, tha Tahiri.

Ambasadorja finlandeze, Huhtamaki në këtë takim e ka rikonfirmuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në rrugën eurointegruese si dhe ka folur edhe për përkrahjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare, në të ardhmen.

Ajo ka theksuar se Finlanda mbështet dhe angazhohet fuqishëm për forcimin e subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin