Debat i ashpër mes Shqipërisë e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Europës

04.11.2015 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Debat i ashpër mes Shqipërisë e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Europës

Përmes Valentina Leskajt, Shqipëria kërkoi në Komitetin Politik të Këshillit të Europës, anëtarësimin me të drejta të plota të Kosovës në këtë organizatë.

Këtë artikulim, nënkryetarja e Kuvendit e bëri gjatë debatit të Komitetit Politik për çështjen e Kosovës, që u mbajt në Paris dhe ku u lexua raporti për këtë vend nga raporteri Agustin Conde, transmeton tch.

Gjatë kësaj seance, zonja Leskaj ka replikuar ashpër me të dërguarën e Serbisë në Këshillin e Europës. Kjo e fundit ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke e cilësuar si një vend të krimit dhe korrupsionit, mungesës së stabilitetit politik, duke sjellë si shembull zhvillimet në Parlamentin e këtij vendi, e duke e cilësuar Kosovën si vendin ku shkelen të drejtat e njeriut, duke iu referuar të drejtave të serbëve dhe romëve. Por nënkryetarja e Parlamentit, Leskaj e ka kundërshtuar.

“Çfarë dëgjova këtu nga kolegia serbe më vë përpara pyetjes se gjuha e përdorur në Këshillin e Europës, nëse kontribuon për paqen dhe stabilitetin, për dialogun, zgjidhjen apo për konfliktin. Unë do të shpresoja se ky nuk është qëndrim zyrtar dhe se nuk jemi këtu t’i tregojmë gishtin njëri-tjetrit, por do gjejmë mundësitë e të kontribuojmë për dialog, paqe dhe stabilitet te rajoni dhe ky është roli i Këshillit të Europës”, tha Leskaj.

Në mbështetje të kërkesës së parë të kësaj natyre në Komitetin Politik të Këshillit të Europës për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në këtë organizatë, zonja Leskaj ka renditur një sërë zhvillimesh pozitive të shtetit kosovar. Zgjedhjet e fundit, tha ajo, ishin provë e maturimit të shoqërisë dhe politikës së këtij vendi. Nënshkrimi i MSA-së dhe ratifikimi i menjëhershëm nga Parlamenti i këtij vendi, ishin shprehje e qartë e vullnetit për të ecur në rrugën europiane, shtoi zonja Leskaj.

Bashkë me zhvillimet pozitive të ekonomisë, nënkryetarja e Parlamentit të Shqipërisë renditi edhe vendimin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për anëtarësimin e Kosovës.

“Anëtarësimi i Kosovës me të drejta të plota në Këshillin e Europës do të ishte një nxitje dhe inkurajimin për Kosovën dhe popullin e saj në rrugën e integrimit të saj europian. Ky hap është i rëndësishëm për stabilitetin e mbarë rajonit dhe perspektivën europiane të të gjithë vendeve të rajonit”, tha Leskaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve