Horror në Tropojë: Shfaqet “macja-qen” që masakron kafshët (Foto)

E publikuar: 04/11/2015 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rrallë vjen nga zona e Lekbibajt në Tropojë. Një mace e egër në përmasat e një qeni ka ngrënë një gic dhe 3 pula të një banori të zonës.

Lajmi mësohet nga “NOA” sipas së cilës, edhe pse fillimisht ka menduar të “hakmerret” me macen e rrallë duke e mbyllur në kafaz, banori me inicialet A.G., është kthyer tashmë në “hero” pasi ka dëgjuar apelin e ambientalistëve dhe e ka lënë sërish të lirë macen duke lënë kështu mënjanë “inatet” personale me macen gjigante.

“E falënderoj shumë banorin e fshatit ku macja e egër, kafshë e rrallë e këtij rajoni u shfaq dhe dëmtoi ekonomikisht atë. Falënderim të veçantë ai mori edhe nga përfaqësuesit e shoqatave, të cilat u njoftuan menjëherë për lirimin e saj”, – tha Ndoc Mulaj, një nga eksploruesit e florës dhe faunës në këtë zonë të lakmueshme për turistët vendas dhe të huaj.

12207907_10208280563914542_1665887580_n-702x432

 

macja-qen