S. Lisbonë, me mungesa ndaj Skënderbeut

E publikuar: 04/11/2015 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu si në ndeshjen e dy javëve më parë të zhvilluar në Lisbonë edhe në takimin e kësaj të Enjteje që do të luhet në “Elbasan Arena”, Sportingu i Jorge Jesus do të zbresë në fushë me mungesa të rëndësishme ndaj Skënderbeut. Në listën e futbollistëve që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë nuk janë përfshirë lojtarë të tillë si Bryan Ruiz, Teofilo Gutierrez, William Carvalho dhe Alberto Aquilani, autori i golit që zhbllokoi shifrat në takimin e Jose Alvalades.

Nëse bomberi kolumbian, Teo Gutierrez është lënë pushim nga trajneri Jesus, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kostarikanin Bryan Ruiz, portugezin William Carvalho dhe italianin Alberto Aquiliani pasi të tre këta të futbollistë kanë probleme fizike. Rikthehet nga skualifikimi ndërkohë mesfushori Joao Mario, i cili është grumbulluar dhe së bashku me Adrien Silvën mund të formojë një dyshe të frikshme në qëndër të mesfushës, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ashtu si në ndeshjen e Jose Alvalades ndaj korcarëve trajneri Jorge Jesus të aktivozjë lojtarët që kanë luajtur më pak.

Në listë bën pjesë edhe mbrojtësi Naldo që mesa duket e ka hedhur pas krahëve dëmtimin. Nuk figuron ndër të grumbulluarit e trajnerit të Sportingut as sulmuesi Andre Carillo, i cili ka vendosur të mos rinovojë kontratën me luanët e Lisbonës, dhe për këtë arsye nuk bën pjesë më në planet e stafit teknik.