Shkelësit e ligjit anti-duhan duhet të raportohen në Polici

04.11.2015 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shkelësit e ligjit anti-duhan duhet të raportohen në Polici

Në Tryezën e Hapur “Mjediset pa tym duhani”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Advokim (KADC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e OBSH-së në Kosovë, është debatuar në lidhje me informimin e pronarëve dhe menaxherëve të subjekteve afariste hoteliere për t’i njoftuar ata mbi të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji për Kontrollin e Duhanit Nr. 04/L-156 dhe nga Udhëzimi i ri Administriativ Nr.09/2015 “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave për ndalimin e duhanit në hapësirat e mbyllura”.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, shprehu përkrahjen e tij për respektimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, pasi që sipas tij respektimi i këtij ligji mbron direkt shëndetin e qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme në shoqërinë tonë.

Në një mendje me atë ishte edhe Shefi i Zyrës së OBSh-së në Prishtinë, Skënder Syla, i cili potencoi se duhan pirja pasive rrezikon shëndetin e fëmijëve tanë duke cenuar në të njëjtën kohë edhe lirinë e zgjedhjes së qytetarëve të cilët nuk i konsumojnë produktet e duhanit.

Përkrahja për zbatimin e këtij ligji erdhi edhe nga përfaqësuesi i policisë së Kosovës, kapiteni Vllaznim Surdulli.

Ndërkaq, Faik Hoti, Koordinator Kombëtar për Ligjin për Kontrollin e Duhanit, tha se tashmë në fuqi është një udhëzim i ri administrativ i cili parasheh që të njoftohet policia përë shkelësit e ligjit, e jo të raportohet në numrin e mëhershëm të telefonit.

“Udhëzimi i ri administrativ sqaron se personi përgjegjës ka për detyrë që pas informimit të personit fizik se është duke e shkelur ligjin dhe pasi t’i kërkojë të largohet nga hapësira e mbyllur, të njoftojë policinë e Kosovës e jo të raportoj në numrin 800 11000 siç praktikohej deri më tash”, ka thënë Faik Hoti, koordinator kombëtar për ligjin për kontrollin e duhanit.

Në debat publik, qëndrimet e tyre i shprehën edhe pronarët e menaxherët e subjekteve afariste e hoteliere, duke shprehur shqetësimin e tyre ndaj drejtësisë selektive e cila po vërehet edhe përgjatë zbatimit të këtij ligji.

Ilirjana Zymberaj, drejtoreshë e inspeksionit, u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me inspektoratin e Kosovës duke raportuar shkelësit në numrin 800 11000, në mënyrë që të sigurohet një konkurrencë e barabartë ku respektohet ligji brenda ambienteve të mbyllura, do të përmirësonte problemin e potencuar nga pronarët dhe menaxherët e subjekteve afariste.

KADC shpërndau mirënjohje anti-duhan: “Tobacco free keeps the world healthy!” për pronarët dhe menaxherët e ndërgjegjshëm që respektojnë Ligjin për Duhan, për t’ju bërë të ditur se këto subjekte kanë përkrahje nga autoritetet zbatuese të tij.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin