Ja çfarë thotë studentja që goditi me vezë Ramën

04.11.2015 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja çfarë thotë studentja që goditi me vezë Ramën

Studentja e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Klodjana Hoxha, thotë se nuk ishte vetëm ajo që qëlloi me vezë ndaj Kryeministrit Rama.Sipas saj që u përfol si autore e protestës, pjesëmarrës në aktin me vezë ishin të gjithë ata që mbështesin lëvizjen “Për Universitetin”

Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama”, Klodi shprehet se nuk është e sigurt nëse ndonjë nga vezët e goditi apo jo Ramën, pasi për të nuk kishte rëndësi nëse do të qëllohej në shenjë apo jo, por simbolika e këtij veprimi. Studentja, që është edhe aktiviste e lëvizjes “Për Universitetin” e mbyll intervistën me frazën e vetë Ramës, “S’keni parë gjë akoma…”.

Emri juaj u përfol dje gjerësisht në media si studentja që goditi me vezë Kryeministrin Rama. Si është e vërteta?

Është e vërtetë që dje është lakuar me të madhe emri im në televizione dhe gazeta, se unë isha studentja që godita me vezë ndaj Kryeministrit Rama, por kjo nuk qëndron. Sepse dje kanë qëlluar të gjithë mbështetësit dhe njerëzit që bashkohen me idetë, kauzën dhe kërkesat tona të drejta si aktivistë të lëvizjes “Për Universitetin”.

Ishte një organizim rastësor, apo e kishit menduar më përpara?

Organizimi ishte një gjetje spontane në momentin kur morëm vesh se Kryeministri ndodhej në njërën prej sallave të Fakultetit të Shkencave Sociale. Dhe një fakt irritues është që Rama flet për arsimin nëpër vatra klientelizmi dhe privatizimi, ndërsa në fakultet publik broçkullis me bizneset e vogla që gjithsesi edhe ato po i dëmton.

Studentet e tjera që ndodheshin mbrëmë bashkë me ju të shoqëruara në polici, u shprehën se ishit në shkollë kur e mësuat se aty do të vinte Kryeministri. Sa kohë u desh që të përgatiteshit, ku i morët vezët?

Po ajo që kanë deklaruar shokët dhe shoqet është e vërtetë që ne ndodheshim në fakultet. Dhe siç e thashë edhe më sipër ishte një aksion i organizuar spontanisht, kështu që nuk kishim asgjë të kronometruar me minuta.

Po tre studentët nga Kosova që ndodheshin bashkë me ju, çfarë lidhjeje kanë me protestën dhe incidentin me vezë?

Tre shokët nga Kosova janë aktivistë të së njëjtës linjë me lëvizjen “Për Universitetin”, pjesë e organizimit të quajtur “Klubi Politik i Studentëve” dhe dje ndodheshin me ne pasi kishin ardhur për të kaluar disa ditë në Tiranë. Sepse ne si aktivistë shkëmbejmë ide dhe eksperienca të herëpashershme me aktivistë studentorë nga rajoni dhe më gjerë.

A është ushtruar dhunë ndaj jush nga Policia?

Dy kanë qenë format e dhunës të ushtruara ditën e hënë ndaj nesh, dhuna fizike në momentin që na kanë marrë nga ambientet e fakultetit dhe dhuna psikologjike në rajonin policor e më pas në Drejtorinë policore. Ndaj meje dominon dhuna psikologjike e shtyrë kjo nga lajmet në media dhe portale të ndryshme, ku përmendej vetëm emri im dhe kjo i bënte punonjësit e policisë të hamendësonin që unë isha personi që kam hedhur vezën.

Në të vërtetë e goditi ndonjëra nga vezët Kryeministrin Rama, apo jo?

Nuk di të them saktësisht, pasi ishin momente të rrëmujshme, por s’ka shumë rëndësi ky fakt. Me rëndësi është simbolika e fortë dhe e qartë e aksionit të kryer nga studentët dhe që mendoj thoshte shumë më tepër sesa nëse e goditi veza Ramën apo s’e preku fare.

Çfarë ju thanë në polici?

Policia kreu procedurat për rastin e të ndaluarve, s’mund të them më tepër detaje në këtë pyetje. A do ta qëllonit përsëri Ramën me vezë nëse do t’ju jepej rasti? Nuk e kemi me Ramën si individ, por me pozicionin e tij si Kryeministër i vendit. Çdo kryetar qeverie që abuzon me vullnetin e popullit, në rastin konkret me ata që po shiten te privati, meritojnë shprehje të tilla indinjate dhe revolte. Ky është vetëm fillimi, s’keni parë gjë akoma. /albeu.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin