Buxheti dhe liberalizmi nuk ruajnë “paqen” mes pushtetit dhe opozitës

03.11.2015 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Buxheti dhe liberalizmi nuk ruajnë “paqen” mes pushtetit dhe opozitës

Miratimi i Buxhetit të Kosovës për vitin 2016 dhe i disa ligjeve nga procesi i liberalizimit të vizave për zonën Schengen të Bashkimit Evropian, nuk pritet t’i bashkojë në një sallë pushtetin dhe opozitën.

Mungesa e konsensusit midis pushtetit dhe opozitës rreth këtyre ligjeve të cilësuar të një rëndësie të veçantë, mund të përsëris skenat e seancave të 23 dhe 24 tetorit, kur koalicioni qeverisës, pa opozitën, mbajti mbledhjen në një sallë të improvizuar të Kuvendit të Kosovës, ngase opozita kishte bllokuar vazhdimin e punimeve.

Teuta Rrusta, koordinatore e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kjo parti politike nuk do të lejojë zhvillimin normal të jetës parlamentare përderisa kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të mos i anulojnë marrëveshjet me Serbinë dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

“Nëse nuk tërhiqen nënshkrimet me Serbinë dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin ,e me ç’rast Malit të Zi i jepen mbi 8 mijë hektarë tokë, atëherë nuk do të ketë vazhdim normal të jetës institucionale. Ne kemi ndalur përkohësisht protestën në Kuvend vetëm sa për t’u zhvilluar dy seanca solemne dhe ajo për MSA-në, por protesta do të vazhdoj, madje edhe më fuqishëm”, ka thënë Rrusta.

Ndërkohë, zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se organet e kësaj partie politike janë në fazën e shqyrtimit të projek-tbuxhetit të miratuar nga qeveria.

Për dallim nga Vetëvendosje e cila ka qëndrim të prerë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk dihet nëse do të jetë e pranishme në seancën në të cilën do të shqyrtohet për miratim buxheti për vitin e ardhshëm.

“Departamenti i ekonomisë në kuadër të AAK-së është duke analizuar projekt-buxhetin e miratuar nga qeveria në mënyrë që të dalë me një analizë lidhur me avantazhet dhe mangësitë eventuale që mund t’i ketë ky projekt-buxhet. Nuk e di se cili do të jetë votimi, sigurisht që kryesia e partisë do të vendos”, ka theksuar Nitaj.

Ndërsa për buxhetin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ende dilema rreth pjesëmarrjes në seancë, sa u përket ligjeve për liberalizimin e vizave, edhe ky subjekt politik, sipas zëdhënësit Muharrem Nitaj e ndërlidhë praninë e saj me plotësimin e kërkesave nga opozita.

“Është e mundur që AAK do të vazhdojë kundërshtimin e saj pavarësisht se cilat do të jenë prioritetet e Kuvendit të Kosovës, përfshirë këtu ndoshta edhe ligjet që eventualisht mund të jenë obligative në procesin e liberalizimit të vizave. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shumica parlamentare duhet të reflektojnë për kërkesat e opozitës që të zhbllokohet puna në Kuvend”, ka thënë Nitaj.

Pushteti dhe opozita kanë acaruar raportet mes tyre pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Për të dy këto marrëveshje, opozita kërkon që të anulohen si kusht për zhbllokimin e Kuvendit.

Madje, në pesë seanca rresht opozita përdori edhe gazin lotsjellës për të penguar punimet e Kuvendit, transmeton rel.

Përderisa Kryesia e Kuvendit, në një rast, futi edhe sigurimin e Kuvendit në sallë për të siguruar mbarëvajtjen e punimeve, kjo gjë nuk solli ndonjë rezultat dhe në fund, shumica, pa opozitën ishte detyruar që mbledhjen ta mbajë në një sallë të improvizuar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin