Sampdoria nuk arrin të rikthehet te suksesi duke ngecur për të dytën ndeshje rradhazi në barazim me shifrat 1-1 përballë Chievos. Walter Zenga merr pikën e dytë në transfertë pas asaj me Napolin, ndërsa skuadra e Maran ndëpret serinë negative pas 3 disfatave. Ndeshja nisi më mirë për dorianët që gjetën avantazhin pas vetëm 8 minutash falë liderit të saj në sulm.
Fantastik Eder që pronëson në këtë mënyrë sërish fronin e golashënuesve në kuotën e 9 finalizimeve, duke lënë pas Higuain me 8 gola, por Sampdoria më pas lëshoi terren, luajti për tu mbrojtur dhe pagoi zgjedhjen duke pësuar barazimin e Chievos me Inglesen.
Maran i kishte besuar ish sulmuesit të Carpit duke i dhënë një vend titullari dhe Inglese e shpërbleu me golin që ndëpret serinë prej 3 disfatazh rradhazi për Chievon.
Në takimin tjetër të së Hënës, Empoli uli siparin e javës së 11 të Serisë A me fitoren 0-1 në transfertën me Palermon. E Saponarës vula që vendosi ndeshjen, me ish futbollistin e Milanit fitoi një goditje dënimi para zonës dhe më pas i surprizoi të gjithë duke kaluar topin nën murin që kërceu. Me Palermon të hedhur të tërin në sulm, Empoli vuajti deri në fund por rezistoi për të marrë me vete tre pikë që i dhurojnë qetësi duke e cuar në vendin e 12 të klasifikimit.