Jahjaga tregon se është finalizuar plani për qasje në drejtësi për viktimat e dhunës gjatë luftës

02.11.2015 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga tregon se është finalizuar plani për qasje në drejtësi për viktimat e dhunës gjatë luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim anëtarët e Grupit punues për qasje në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, zëvendëskryeprokuroren e Shtetit, Sevdije Morina, zëvendësministrin e Drejtësisë, Lirak Çelaj dhe përfaqësuesen e EULEX-it, kryeprokuroren Jaroslava Novotna.

Presidentja Jahjaga i përgëzoi përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë për finalizimin e planit të veprimit për qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke e cilësuar atë si një nismë të rëndësishme të institucioneve të vendit për ofrimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Jahjaga tha se qasja në drejtësi është një ndër prioritetet kryesore të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, me qëllim të rehabilitimit të këtyre viktimave dhe theksoi nevojën e ofrimit të mekanizmave ligjorë institucionalë në përputhje me specifikat e këtij krimi të luftës.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj tha se për implementimin e këtij plani duhet të bëhen reformat e nevojshme në institucionet e drejtësisë, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të akterëve relevantë, si dhe ofrimin e mbështetjes për të garantuar fuqizimin e viktimave të dhunës seksuale dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore për këtë krim lufte.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci njoftoi Presidenten Jahjaga me vendimin e këtij institucioni për përzgjedhjen e tre gjyqtarëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nga një gjyqtar në gjykatat rajonale themelore të Kosovës, për të marrë përgatitjen e nevojshme profesionale për trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me dhunën seksuale gjatë luftës si dhe me dhunën në familje.

Përkushtimin e tyre për t’iu mundësuar qasje në drejtësi viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës e shprehën edhe zëvendëskryeprokurorja e shtetit, zonja Sevdije Morina, si dhe përfaqësuesja e EULEX-it, zonja Jaroslava Novotna.

Grupi punues për qasje në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës është formuar me kërkesë të Presidentes Jahjaga, si pjesë e angazhimeve në kuadër të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin