Jahjaga vlerëson ratifikimin e MSA-së, kërkon fillimin e reformave të thella

02.11.2015 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga vlerëson ratifikimin e MSA-së, kërkon fillimin e reformave të thella

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka qenë edhe vetë pjesëmarrëse në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën është ratifikuar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
Menjëherë pas ratifikimit, Presidenca ka lëshuar një komunikatë nëpërmjet së cilës ka vlerësuar se përtej simbolikës së fuqishme të orientimit proevropian, ratifikimi i MSA-së duhet të shihet si fillim i një përkushtimi institucional dhe shoqëror për reforma të thella, të cilat do të forcojnë demokracinë tonë të brendshme dhe do ta përmirësojnë nivelin e qeverisjes dhe standardin e jetesës për secilin qytetar.

“Kjo ditë dikur na dukej e paimagjinueshme dhe paarritshme. Kjo ditë erdhi. Kjo ditë është për gjeneratën e re të Republikës së Kosovës, për të gjitha mundësitë që atyre do t’iu ofrohen për të pasur një të ardhme të sigurt. Ky ratifikim është një garanci për të gjithë ata prindër që shpeshherë janë ndier të pasigurt për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këto vite tranzicioni dhe shtetndërtimi. Bashkë, me shumë sakrificë dhe shumë mund, po i arrijmë të gjitha, një nga një”, shkruar ndër tjerash Jahjaga.

Ja deklarata e plotë:

Deklaratë e Presidentes Jahjaga me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në Kuvendin e Kosovës

Ishte nder dhe privilegj që të jem sot dëshmitare e ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, këtij momenti të rëndësishëm për Kosovën dhe për të ardhmen e saj evropiane.

Sot u bashkuam, pavarësisht dallimeve tona e orientimit tonë politik, të përgjegjshëm për peshën historike të këtij momenti. E hodhëm bashkërisht këtë hap jetik për qytetarët e Republikës së Kosovës, për forcimin e perspektivës evropiane të shtetit tonë dhe nisëm rrugën e pakthyeshme për ta bërë Kosovën anëtare të Bashkimit Evropian.

Ky rrugëtim vazhdon të jetë plot sakrifica dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm për listën e gjatë të prioriteteve që na presin për ta bërë Republikën e Kosovës vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ne ende jemi duke e konsoliduar shtetësinë e Kosovës, ende jemi duke e forcuar sovranitetin tonë, ende jemi duke u përballur me sfidat e tranzicionit të cilat po vërehen më së shumti në mangësitë në sundimin e rendit dhe ligjit, sistemin tonë arsimor dhe atë të shëndetësisë.

Përtej simbolikës së fuqishme të orientimit proevropian, ratifikimi i MSA-së duhet të shihet si fillim i një përkushtimi institucional dhe shoqëror për reforma të thella, të cilat do të forcojnë demokracinë tonë të brendshme dhe do ta përmirësojnë nivelin e qeverisjes dhe standardin e jetesës për secilin qytetar.

Kjo ditë dikur na dukej e paimagjinueshme dhe paarritshme. Kjo ditë erdhi. Kjo ditë është për gjeneratën e re të Republikës së Kosovës, për të gjitha mundësitë që atyre do t’iu ofrohen për të pasur një të ardhme të sigurt. Ky ratifikim është një garanci për të gjithë ata prindër që shpeshherë janë ndier të pasigurt për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këto vite tranzicioni dhe shtetndërtimi. Bashkë, me shumë sakrificë dhe shumë mund, po i arrijmë të gjitha, një nga një. /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin