Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës pasi që fillimisht kanë hyrë në sallën e Parlamentit ata janë larguar dhe kanë shkuar në zyrat e tyre brenda Kuvendit për të mbajtur një mbledhje të përbashkët
Përpos mungesë së deputetëve të PDK-së, në seancë po mungojnë edhe deputetët e Listës Serbe.
Në seancën e sotme pritet të ratifikohet Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Opozita ka premtuar që për hir të rëndësisë së marrëveshjes nuk do ta bllokojë seancën.


















