Propozohet Leku si monedhë e dytë në Kosovë

01.11.2015 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Propozohet Leku si monedhë e dytë në Kosovë

Ideja për të futur zyrtarisht lekun si monedhë të dytë në Kosovë, është diskutuar dhe mbështetur nga disa politikanë në Shqipëri.

Një ndër emrat që e ka përfolur më shumë këtë ide është deputetja shqiptare Mesila Doda, e cila është e mendimit se sidomos në këto kohë kur Evropa është në krizë duhet menduar për një skenar rezervë, dhe nuk ka asgjë më të mirë se sa të mendosh lekun si monedhë kombëtare, dhe shërbimi është më i lirë se sa ai që të ofron Banka Qendrore Evropiane.

Por ekspertët e ekonomisë mendojnë ndryshe, madje thonë se kjo është një ide e gabuar.

I pyetur nga KosovaPress Zef Preçi, ekspert ekonomie thotë se ky propozim ka më shumë vlerë patriotike se sa ekonomike, pasi në këtë drejtim duke përdorur euron, Kosova është një hap para Shqipërisë, pasi edhe vendit tonë si hap i fundit për t’u anëtarësuar në BE do t’i kërkohet heqja dorë nga monedha vendase dhe përdorimi i euros.

Nga ana tjetër, ekspertë të tjerë kanë argumentuar më herët se shkëmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve, asnjëherë nuk ka qenë nën presionin e asaj se me çfarë valute do të bëhet pagesa, por eksporti dhe importi kryesisht kanë qenë të penguar nga barrierat absurde që kanë aplikuar qeveritë e të dyja vendeve, ndaj dhe qeveritë e të dyja vendeve tona më shumë duhet të fokusohen në heqjen e barrierave administrative, përafrimin e kushteve për themelimin dhe zhvillimin e biznesit, ndërtimin e infrastrukturës funksionale, se në propozime të tilla

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur