Për një vit e gjysmë, bizneset morën gati 1 miliard euro kredi

01.11.2015 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Për një vit e gjysmë, bizneset morën gati 1 miliard euro kredi

Afër 1 miliard euro është vlera që për një vit e gjysmë bankat në Kosovë kanë lëshuar kredi për bizneset në Kosovë. Kurse, vlera e përgjithshme e kredive të reja të lëshuara për ndërmarrjet gjatë periudhës janar-gusht 2015 është 439.5 milionë euro, prej të cilave 303.3 milionë euro janë dhënë për qëllime investuese të ndërmarrjeve, ndërsa 136.2 milionë euro janë dhënë për qëllime jo investuese të ndërmarrjeve.

Kështu ka thënë zëdhënësit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Besnik Kada, sipas të cilit gjithsej vlera e kredive të reja të lëshuara për bizneset gjatë vitit 2014 dhe deri në muajin gusht 2015 është 999.8 milionë euro.

Ai përmes përgjigjeve elektronike tha se gjithsej vlera e kredive të reja të lëshuara për ndërmarrjet gjatë periudhës janar-gusht 2015 është për 17.5 për qind më e lartë, krahasuar me vlerën e kredive të lëshuara për ndërmarrjet gjatë periudhës janar-gusht 2014. Përfaqësues e bizneseve vlerësojnë pozitive uljen e normave të kredive.

Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, tha se ulja e normave të interesit për kredi ka ndihmuar bizneset.

“Kredit për to mund të sillen diku prej një mesatare prej 6 për qind që është dukshëm më e ulët krahasuar me periudhat ndoshta të një viti më herët. Kur financimi për biznese është bërë me kushte jashtëzakonisht të pa përshtatshme, të pa volitshme duke mos mundësuar kështu shtrirjen e operacioneve të bizneseve në Kosovë e implementimin në projekteve të reja ose zbatimin e planeve të bizneset nëse ata kanë pasur të tilla”, tha Zeka, raporton KP.

Sipas tij, ulja e normës së interesit ka ndikuar në përmirësimin e ambientit për bërje biznes.

Ndërsa Alberat Matoshi, kryetar i Odës Ekonomike Gjermane, vlerëson se përfshirja e institucioneve të tjera financiare do të mundësonte që bizneset me projekte të mëdha kapitale të mund të zhvillonin biznesin.

“Nëse i shikojmë normat e interes dy, tre vitet e fundit ato kanë qenë mjaftë të larta… Çka unë pres më tepër që në këto investime të cilat kërkojnë një kapital shumë më të madh shumë më të fuqishëm. Një zgjidhje e rëndësishme do të ishte që institucionet tjera financiare, jo vetëm bankat komerciale të hynë në lojë të bashkë financojnë sepse nëse iu lihet në dorë vetëm bankave komerciale, atëherë nuk do të thosha që ato të ishin në gjendje që ta mbulojnë një investim të tillë”, tha Matoshi.

Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike tha se bizneset duhet të jenë të vetëdijshme se për çfarë marrin kredi, në mënyrë që të dinë se çfarë përfitimi kanë.

“Kur të japin pare gjithmonë kanë leverdi po krejt problem është si të kthehen ato para. Nëse e ke parasysh normën e interesit edhe kushtet për marrjen e kredisë, atëherë kanë më shu më leverdi se sa në vitet e më hershme. Dikur ka qenë norma e interesit dyshifror e tash është diku 7 për qind . Çka do të thotë që gatë që është përgjysmuar krahasuar ta zëmë për para tre vjetëve. Mirëpo biznesi para se të merr kredi duhet të llogarisë pse i duhet kredia, çka do të përfitoj prej asaj kredie dhe si do të kthej atë kredi. Nuk janë të rëndësishme tek e fundit kushtet në të cilat sigurohet kredia nëse ato nuk janë me ato për një çmim por duhet të dihet se paraja duhet të kthehet. Ose për mos kthimin e saj humb hipoteka “, tha Rexhepi.

Dy vite më parë normat e interesit që janë aplikuar në vend ishte mbi 12 për qind. Po ashtu, bizneset gjatë periudhave të viteve të fundit janë ballafaquar me procedura burokratike. Ndërsa sot bankat japin kredi me norma të interesit prej 6-7 për qind. Kështu duke e lehtësuar edhe mënyrën e dhënies së kredisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin