Kërcënohet me “prerje në fyt” deputeti Fisnik Ismaili

E publikuar: 26/10/2015 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person me emrin Armend Mehmeti, që besohet të jetë aktivist i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërcënuar me vdekje deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Mehmeti i ka shkruar një mesazh privat Ismailit duke e kërcënuar atë me fjalët se “ka njerëz që të hupin nga faqja e dheut”, “shumë shpejt dikush do të mbuloj me çarçaf të bardhë” dhe në fund i ka thënë që të mos e “prek PDK-në e Kosovës sepse t’pres në qafë”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Ismaili, i cili ka thënë se këtë çështje do ta ndjek deri në fund përmes proceseve gjyqësore.

“Kërcënimi i radhës. Këtë herë kam me e ndjekë deri në fund, se deri tash i kam lanë mbas dore. Kanosje ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ismaili.

Kohë më parë, një person me emrin Alban Morina kishte kërcënuar në rrjetet sociale ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe djalin e kryeministrit Mustafa, Besnik Mustafa.

Kërcënuesi ishte arrestuar shumë shpejtë nga Policia e Kosovës, të cilit Gjykata e Apelit ia kishte caktuar masën e paraburgimit prej tre muajsh. Por, pas pak ditësh ishte liruar nga kjo masë nga vetë Gjykata e Apelit.