Gaxherri: Kadri Veselit i falet se është mashkull

E publikuar: 26/10/2015 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se ofendimi që kryeparlamentari Kadri Veseli i bëri deputetes Albulena Haxhiu i falet, sepse “ai është mashkull”.

Gaxherri tha se më shumë ka qenë e indinjuar me kolegen e saj Albulena Haxhiun, sepse ajo nuk duhej të bërtiste.

“Opinioni e di mendimin tim për Kadri Veselin”.

“Por, për Albulena Haxhiun që është femër më erdhi shumë rëndë nga sjelljet e saj”.

“Më shumë kam qenë e indinjuar me Haxhiun, sepse Kadri Veselit i falet se është mashkull”, tha Gaxherri, duke shtuar se koleget e saj duhej të kishin kujdes se ato janë femra, gra dhe nëna”.

“Kishte bërtima sikur të kafshëve at natë në Parlament”.