Çfarë i shkaktojnë pajisjet teknologjike lëkurës tuaj

E publikuar: 26/10/2015 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koha gjatë që ju rrini para kompjuterit ka një ndikim të dukshëm në shëndetin e organizmi tonë. Koha që kaloni me pajisjet elektronike ka një ndikim në lëkurë që krahasohet me atë të dëmtimit nga dielli (ose më keq).

Shkaktari është niveli i lartë i energjisë së dukshme të dritës që është i njohur si ndriçimi i kaltër dhe emetohet nga TV juaj, kompjuteri dhe smartphone. Kërkimet për efektet e këtij ndriçimi janë ende në zhvillim. Ajo çfarë shkencëtarët dinë është që ai penetron në lëkurën tonë më shume se rrezet UV dhe efektet qe ka në ADN-në tonë bëjnë të besojnë se ajo shkakton plakjen e lëkurës njësoj si dëmi që shkaktohet nga dielli.

Edhe pa një përgjigje konkrete në lidhje me masën e këtij dëmi që shkaktohet, është për t’u tmerruar sesa kohë kemi pa ditur këtë dhe nuk kemi folur për mundësitë për të mbrojtur veten.

Lajmi i mirë është që industria e bukurisë po fillon të marrë masa për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimi nga ndriçimi elektronik në të njëjtën mënyrë siç bën me rrezet e diellit: duke përdorur kremra, transmeton albeu.com