Gratë deputete: Zejnepe Bytyqi viktimë e dështimit të drejtësisë për t’i ofruar mbrojtje!

26.10.2015 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gratë deputete: Zejnepe Bytyqi viktimë e dështimit të drejtësisë për t’i ofruar mbrojtje!

Përmes një reagimi, Grupi i Grave Deputete ka shprehur shqetësimin lidhur me përmasat që po merr dhuna gjinore.

Ato kanë reaguar për Zejnepe Bytyqin, e cila u sulmua nga bashkëshorti i saj.

Më poshtë mund të shihni reagimin e GGD-së:

Grupi i Grave Deputete shpreh shqetësimin për përmasat që po merr dhuna gjinore, përherë në rritje dhe jo rrallë herë me shpërthime fatale me humbje të jetëve të grave dhe vajzave tona.

Ky është edhe një tjetër krim i tmerrshëm ndodhi në një familje shqiptare në Suharekë, një ngjarje që na përkujton se sa të brishtë jemi si shoqëri dhe si femra në veçanti.

Zejnepe Bytyqi – Berisha është viktima e radhës e cila nuk arriti t’i shpëtojë plagëve të marra me thikë, të shkaktuara nga bashkëshorti i saj.

Nuk mund të mos e themi se Diana Kastrati dhe Zejnepe Bytyqi janë viktima të dështimit të drejtësisë për t’ju ofruar mbrojtje! Dhe ky rast tregon se sundimin e ligjit duhet ta shtrijmë në të gjitha nivelet, ndërkaq kujdesin me të madh duhet ta tregojmë te vetë familjet dhe rrethi ynë i ngushtë, sepse aty kanë vendin themelet e shtetit dhe shoqërisë sonë.

GGD ngushëllon familjen, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës duke dëshiruar që ata të gjejnë forcë për ta përballuar humbjen e njeriut të tyre të dashur.

GGD kërkon nga organet gjegjëse të sjellin para drejtësisë autorin e krimit dhe t’i japin dënimin e merituar, ndërkaq shteti të kthejë vëmendjen tek viktimat e dhunës së krimit në familje, thuhet në reagimin e grave deputete të nënshkruar nga Blerta Deliu – Kodra, kryetare e GGD-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare