Presidentja i bën apel Opozitës të heqë dorë nga dhuna

E publikuar: 24/10/2015 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës. Ajo përmes një njoftim për media ka thënë se skenat dhe veprimet e dhunshme në Kuvend janë të dënueshme dhe të papranueshme.
Ky është reagimi i plotë i Presidentes:

Jam thellësisht e shqetësuar dhe e shpreh keqardhjen time të thellë për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij. Skenat dhe veprimet e dhunshme në Kuvend janë të dënueshme dhe të papranueshme, mjetet e përdorura plotësisht në kundërshtim me parimet bazike të një rendi demokratik dhe një demokracie parlamentare.

Apeloj te deputetët e opozitës të heqin dorë nga dhuna. Aspiratat e vendit tonë po rrezikohen thellësisht nga këto ngjarje dhe këto veprime po e dëmtojnë demokracinë që e kemi ndërtuar me mund. Apeloj te i tërë spektri politik që t’i kthehen normalitetit, që institucionet të vazhdojnë punën sepse kemi shumë sfida para vetes.

Qytetarët që na kanë zgjedhur presin nga ne të jemi shembull i promovimit të sundimit të ligjit, respektim të procesit demokratik. Dialogu është gurthemel i demokracisë. Aty ku ka dialog, ka zgjidhje