Mungesa e zgjidhjes politike çon në destabilizim

16.10.2015 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mungesa e zgjidhjes politike çon në destabilizim

Mungesa e veprimeve nga krerët e institucioneve të Kosovës për të tejkaluar mosmarrëveshjet politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës, mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë dhe analistët.

Naim Rashiti, analist në Grupin Ballkanik për Politika, tha për Radion Evropa e Lirë se nga ajo që është parë dhe është thënë nga partitë politike opozitare në Kuvendin e Kosovës, gjendja e sigurisë në Kosovë mund të përkeqësohet.

Rashiti thekson se në ketë situatë nëse nuk ka veprime konkrete nga qeveria për një dialog ndërpartiak, opozita mund të ftojë qytetarët që të protestojnë në rrugë.

“Pakënaqësia e qytetarëve është shumë e madhe si në raport me qeverinë po ashtu edhe në raport me marrëveshjet e arritura. Mllefi i akumuluar mund të shprehet edhe përmes dhunës”.

“Nuk më shqetëson në ketë fazë kjo beteja pozitë – opozitë, por me shqetëson më shumë mungesa e veprimeve që çojnë në një drejtim tjetër më konstruktiv të të dyja palëve”, tha Rashiti.

Kurse, Burim Ramadani, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, njohës i çështjeve të sigurisë, konsideron se gjendja politike në të cilën është futur Kosova, shumë lehtë mund të bartet edhe në sigurinë nacionale të vendit.

Ramadani konsideron se për të mos ardhur deri të një situatë ku mund të ketë përshkallëzim të sigurisë, duhet të gjenden mënyra për tejkalimin e kësaj situate.

“Nuk e besoj që zgjidhja përmes mekanizmave të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë do të mund të tejkalojë krizën politike”.

“Besoj se të gjitha institucionet e sigurisë nuk duhet të lejohen të menaxhojnë kriza politike. Krizat politike janë më shumë domen i masave politike institucionale, ndërkaq në rastet e veprave penale normalisht që institucionet e zbatimit të ligjit duhet ta kryejnë punë e tyre. Në bindjen time kjo duhet të ndodhë pas zgjidhjes së krizës politike”, u shpreh Ramadani.

Ramadani rekomandon për autoritet e rendit dhe ato të drejtësisë, që të kenë parasysh misionin e tyre, që siç tha ai, është shërbimi ndaj qytetarëve, siguria ndaj tyre dhe ajo nacionale.

“Të qëndrojnë në misionin e tyre kushtetues dhe ligjor dhe në të njëjtën kohë të mos lejojnë analiza dhe veprime të cilat do t’i çonin autoritet e rendit dhe drejtësi në menaxhim të krizave politike”.

“Nuk i takon organeve të rendit dhe drejtësisë të menaxhojnë kriza politike, por u takon të bëjnë sigurinë publike dhe atë nacionale”, tha Ramadani.

Kuvendi i Kosovës ka hyrë tashmë në një prej periudhave më të vështira të funksionimit, ndërkohë që raportet politike ndërmjet qeverisë dhe opozitës janë tensionuar.

Bllokimi i seancave nga opozita, që së fundi u shoqërua edhe me përdorimin e gazit lotsjellës në sallën e seancave, paralajmërohet se nuk janë mjetet e vetme që do të përdoren për të pamundësuar funksionimin e organit më të lartë ligjvënës.

Kjo rezistencë opozitare, arsyetohet me marrëveshjen e 25 gushtit, që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan në Bruksel për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, raporton rel.

Krahas kësaj marrëveshjeje, opozita po e kundërshton edhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilën autoritetet e Kosovës e firmosën nën garancitë ndërkombëtare.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur