Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur më mirë si Kida, ka mahnitur me një foto të publikuar në rrjetet sociale.
Kida, e cila njihet si një nga femrat e skenës që i kushton shumë rendësi dukjes së saj dhe gjithmonë shfaqet e grimuar, në foton e publikuar në Instagram fytyra e saj është totalisht e pastër, transmeton Telegrafi.
Megjithëse duket shumë bukur, ajo duket krejtësisht ndryshe sa që nuk njihet se është Orhidea e skenës që ne njohim.
Ndryshe artistja ka pasur një agjendë të ngjeshur me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore. Gjatë tërë sezonit ajo ishte njëra nga këngëtaret më të kërkuara.