Mr. Lulzim A. Beqiri
Stabiliteti politik është një faktor esencial për normalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të çdo vendi. Lufta e fundit në Kosovë bart me vete edhe një sërë transformimesh në rrafshin politik dhe ekonomik. Me përfundimin e luftës, fokusimi i udhëheqjes kosovare u shtri në hartimin e strategjive për “një shtet të ri” para së gjithash politik.
Ky fokusim, për legjitimitet ndërkombëtar karshi Kosovës, duke u konsideruar primar dhe çelës për fushat tjera të zhvillimit të vendit, mori energjinë më të madhe të përkushtimit. Madje, Kosova si “rast politik” (dhe vetëm politik) është ende shumë aktual. Kosova është ende e pranishme në mediat botërore. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mediat ndërkombëtare janë duke e përcjellë betejën diplomatike (mes udhëheqjes kosovare dhe asaj serbe).
Kriza politike shkakton parregullësi në të gjitha sferat e jetës gjithashtu edhe në aspektin ekonomik, andaj pozita dhe opozita duhet ti kthehen dialogut dhe të shpien vendin drejt integrimit ekonomik evropian.
Republika e Kosovës ka përjetuar lloj lloj krizash politike e ekonomike. Gjykata speciale kishte shkarkuar Presidentin z. Fatmir Sejdiu dhe Behxhet Pacolli si rezultat i shkeljeve të bëra, pastaj destabilimizimi i veriut të vendit nga strukturat paralele serbe, vrasja e policit Enver Zymberi, kontrabanda me derivate dhe produkte të tjera, poashtu edhe demostratat me kërkesen për shkarkimin e Ministrit serb të Qeverisë së Kosovës Jabllanoviq pasi që kishte ofenduar nënat gjakovare si dhe së fundmi bllokimi i punës në parlamentin e vendit nga opozita, madje edhe përdorimi i vezve dhe gazit lotësjellës, si kundershtim i marrëveshjeve me Serbin dhe demarkacionin me Malin e Zi. Kjo ka bërë që vendi të jetë aktual në mediat ndërkombëtare si shtet i destabilizuar, thirrjet e opozites për rrëzimin e Qeverisë me anë të demostratave po tremb edhe investitoret potencial.
Investitoret kanë përceptim negative për Kosovën, janë shumë faktor që kanë ndikuar te ky perceptim. Ligji aktual për investime nuk është i favorshëm për investiror të huaj, andaj institucionet relevante duhet që shumë shpejt të hartojnë pilitika të përshtatshme për investime, pastaj mungesa e sundimit të ligjit, korrupsioni, mungesa e energjisë elektrike, mungesa e mbeshtetjes institucionale, kamatat e larta, burokracia e tmerrshme shtetërore, politikat e pa favorshme fiskale janë disa nga këto pengesa që kanë bërë që investitoret ose të largohen nga vendi ose të mos vin fare.
Mungesa e platformave për zhvillim ekonomik si nga pozita ashtu edhe nga opozita e kanë sjell vendin në këtë situatë të vështirë ekonomike. Që nga paslufta niveli i papunësisë është pothuajse i njejtë diku 35% deri në 45%. Pra nuk ka zhvillim ekonomik pavarsishtë premtimeve për vende të reja pune, në zgjedhjet e kaluara kemi pas shumë premtime dikush nga partit kishte premtuar 200 mijë vende pune të tjerët 150 mijë, por realiteti ka dëshmu se kryesishtë ka pas punësime të vogla dhe atë janë punësuar kryesishtë militant të partive qeverisese.
Partit politike në Kosovë kanë dështuar në zhvillimin ekonomik të këti vendi, mjafton dy nga deshtimet me i përmendë:
1. Papunësia
2. Korrupsioni
Tregut të punës në Kosovë mesatarishtë i shtohen rreth 30.000 punë kerkuës në vit, ndersa punësohen rreth 6000 pra vendit i duhet një zhvillim ekonomik 7 ose 8% në mënyrë që të zvogëlohet papunësia.
Çdo shtet tenton të ulë papunësinë edhe Republika e Kosovës ka marr hapa të tillë, edhe pse rezultate konkrete nuk janë shfaq, megjithatë mbesim me shpresë se qeveria dhe mekanizmat relevant të kontribuojnë që kjo rini e mrekullueshme të ketë një perspektiv dhe një vullnet për shkollim dhe trajnime.