Bllokada në Kuvend rrezikon liberalizimin e vizave

06.10.2015 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bllokada në Kuvend rrezikon liberalizimin e vizave

Vazhdimi i bllokadës së punës në Kuvendin e Kosovës mund të ketë efekte negative në procesin e liberalizimit të vizave. Kështu të paktën deklarojnë përfaqësues të qeverisë dhe shumicës në parlament.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Ramadan Ilazi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është krejt normale që opozita të kritikojë qeverinë, mirëpo veprimet duhet të bëhen në kuadër të procedurave demokratike.

Sipas tij, integrimi evropian i Republikës së Kosovës është një proces që gëzon përkrahje të gjerë politikë dhe qytetare, kështu që suksesi i tij do të varet nga bashkëpunimi dhe funksionimi i të gjitha institucioneve.

“Kosova do avancojë në procesin e integrimit vetëm përmes një bashkëpunimi midis të gjithë institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve, sepse të gjithë kemi një përgjegjësi në këtë proces. Kuptohet sa i përket çështjeve legjislative, Kuvendi ka një rol të veçanti për të nxjerrë ligjet që dalin nga agjenda evropiane”, ka theksuar Ilazi.

Aktualisht, ka disa ligje që presin procedimin nga Qeveria për në Kuvend për miratim. Në mesin e tyre, është edhe ai për Prokurimin Publik, të cilin Komisioni Evropian e kishte vënë si një prej kritereve edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci thotë se bllokada po e rrezikon procesin e liberalizimit të vizave, i cili sipas parashikimeve të qeverisë pritej të përmbyllej në vitin 2016.

“Këto ligje, një numër rej tyre janë shumë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me liberalizimin e vizave. Prandaj janë disa kritere, disa detyra që ne duhet t’i kryejmë që t’i paraprijmë procesit, ta lehtësojmë dhe ta përshpejtojmë procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Grabovci.

Në anën tjetër, opozita tregohet e vendosur se nuk do të lejoj vazhdimin e seancave të Kuvendit të Kosovës, duke përdorur edhe pengimin fizik të foltores dhe mikrofonit në Kuvend siç ka vepruar tashmë në tri seanca.

Kjo bllokadë, thuhet se do të vazhdojë përderisa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa të mos i tërheq nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se opozita ka qëndrim unik që zgjidhja nuk është tek pakica, por partitë e koalicionit qeverisës.

“Normaliteti në Kuvend dhe normaliteti në vend është në duart e partive në pushtet dhe jo në duart e opozitës. Opozita nuk është ajo e cila po e bllokon Kuvendin, por janë veprimet e qeverisë me të cilat ajo po e ndan Kosovën dhe po e pamundëson perspektivën dhe të ardhmen e saj përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Procesi i liberalizimit të vizave është trajtuar në vazhdimësi nga i gjithë spektri politik si një interes i veçantë për të cilin pozita dhe opozita kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

Megjithatë, pas bllokadës së krijuar, tani mbetet të shihet nëse koalicioni i shumicës dhe opozita do të arrijnë fillimisht të vendosin një formë dialogu dhe të pajtohet që për disa ligje dhe çështje të interesit të veçantë të vazhdohet puna në Kuvend.

Tash për tash, një dialog i tillë midis qeverisë dhe opozitës ka munguar për çdo çështje politike. /rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm