Gjatë muajit shator janë trajtuar pothuajse të gjitha kërkesat në Drejtorinë e Kadastrit në Prishtinë

06.10.2015 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjatë muajit shator janë trajtuar pothuajse të gjitha kërkesat në Drejtorinë e Kadastrit në Prishtinë

Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Prishtinës ka vazhduar të bëjë ofrimin e shërbimeve sa me efikase për qytetar duke ofruar informacione dhe të dhëna të azhurnuara për pronat e paluajtshme, njofton Komuna e Prishtinës përmes një kumtese dërguar medieve të marten.

Gjatë muajit shtator në 4 zyrat pritëse janë pranuar gjithsej 2,524 kërkesa nga të cilat janë aprovuar 2,519 ndërsa janë refuzuar 12 kërkesa. Në procedurë kanë mbetur 63 kërkesa të cilat janë realizuar përmes 2 sektorëve: sektorit të kadastrit dhe sektorit të gjeodezisë.
Sa i përket të hyrave të grumbulluara për muajin shtator në këtë drejtori, janë arkëtuar 47,785 euro.

“Duke filluar nga muaji tetor në Drejtorinë e Kadastrit dhe Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të gjithë qytetarët do të mund të marrin shërbime duke filluar nga ora 8:30 – 15:00 pa ndërprerje, respektivisht këto shërbime do të ofrohen nga stafi përkatës edhe gjatë orës që më parë shërbente si pauzë”, njofton komuna.

Po ashtu, siç thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, në kuadër të reformave administrative në Drejtorinë e Kadastrit ka filluar menaxhimi digjital i radhëve, janë krijuar edhe pikat “One stop shop” me qëllim që qytetarët të kenë mundësi të gjitha shërbimet të cilat i ofron Komuna, t’i kryejnë në këtë pikë, e jo si më parë kur pagesat e ndryshme duhet t’i kryenin në vende të tjera dhe sërish të futeshin në radhët e pritjes.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike