Shqipëria larg anëtarësimit në BE, e thotë deputeti gjermanë

02.10.2015 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqipëria larg anëtarësimit në BE, e thotë deputeti gjermanë

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, duket se do të marrë edhe shumë kohë. Kjo pasi Shqipëria është ende larg përmbushjes së kritereve për fillim të negociatave për anëtarësim.

Ky është vlerësimi i deputetit gjerman, njëkohësisht kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum.

“Shqipëria është shumë larg çeljes së bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian”.

“Ne në Komisionin e Bundestagut për Europën do të ndjekim me shumë vëmendje se çfarë përparimesh janë bërë në drejtim të dekriminalizimit të politikës, reformës në drejtësi, luftimit të korrupsionit dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por aktualisht Shqipëria, jo vetëm për shkak të parregullsive në zgjedhjet e fundit vendore, ndodhet ende shumë larg fillimit të bisedimeve të anëtarësimit për në BE”, vlerëson Krichbaum.

Në një intervistë të dhënë për DW, deputeti gjerman cek çështjet kryesore të aktualitetit politik në Shqipëri. Ai foli për dekriminalizimin duke e vlerësuar këtë proces si mjaft jetik për aspiratën integruese të vendit tonë.

“Për ne është një kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, që politika shqiptare të dekriminalizohet dhe unë shpresoj shumë që të kemi një ujdi mes qeverisë dhe opozitës”, thotë Krichbaum, raporton TopChannel.

Lidhur me reformën në drejtësi, ligjvënësi gjerman vlerëson se më shumë sesa miratimi është me rëndësi zbatimi i saj.
“Miratimi i ligjeve është vetëm hapi i parë. Më e rëndësishme është që këto ligje të zbatohen. Prandaj është me rëndësi eficenca e administratës dhe lufta e vendosur kundër korrupsionit”, shprehet ai.

Lidhur me skandalin e CEZ, Krichbaum shprehet në favor të një hetimi ndërkombëtar.”Unë e shoh si një propozim shumë të mirë pjesëmarrjen e hetuesve ndërkombëtare për zbardhjen e kësaj afere. Kjo sigurisht do të rriste besueshmërinë dhe pranueshmërinë e rezultateve të hetimit”, thotë ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare