Marrëveshjet me Serbinë, Konjufca: E pafalshme indiferenca e Shqipërisë

28.09.2015 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Marrëveshjet me Serbinë, Konjufca: E pafalshme indiferenca e Shqipërisë

Kreu i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i ka kërkuar Shqipërisë që të mos qëndrojë indiferente ndaj marrëveshjeve që Kosova lidh me Serbinë.

Konjufca, duke iu referuar marrëveshjes së 25 gushtit mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, thotë se me lejimin e krijimit të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, kemi dobësim të Shqipërisë në rajon.

Duke e konsideruar këtë marrëveshje si “tradhti kombëtare”, ai nënvizoi se, indiferenca e Shqipërisë është e pafalshme.

“Kur Kosova është e dobët, ne besojmë se edhe Shqipëria nuk është e fuqishme. Kur dobësohet shteti i Kosovës duhet të kishte dhe një far alarmi për Shqipërinë. Dëmton pozicionin e Shqipërisë në rajon”, tha kreu i grupit parlamentar të VV-së në një intervistë për “Shqiptarja.com”.

“Kosova vendoset në një pozicion Vasal. Për shkak të vetos serbe ne nuk po arrijmë të miratojmë ushtrinë e Kosovës. Serbët po shfrytëzojnë veton e tyre duke mos miratuar miratimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufcës, kompetencat që do të ketë bashkësia e komunave serbe do të paraqesë problem për funksionimin e shtetit të Kosovës , ndërsa si efekt afatgjatë shikon kërkesën e tyre për pavarësi nga Kosova.

“Në momentin që shteti i Kosovës nuk do t’u japë më shumë kompetencë, kemi parë skenarë të veprimit të Serbisë në Kroaci dhe Bosnje… dhe do të shkojnë drejtë shpalljes së pavarësisë nga Kosova. Nuk duhet t’u krijojmë kushte për të na shantazhuar”, u shpreh Konjufca.

Kreu i grupit parlamentar të VV-së mbylli fjalën e tij duke thënë: “Opozita është e vendosur t’i bllokojë institucionet e Kosovës deri sa Isa Mustafa ta tërheqë këtë marrëveshje që krijon kufi të brendshëm dhe copëton Kosovën”.

Çfarë kërkoni nga qeveria shqiptare?

Në përgjithësi qeverinë shqiptare e ka karakterizuar një pasivitet në këtë proces. Është udhëhequr prej parimit që Kosovë është një shtet krejtësisht tjetër nga Republika e Shqipërisë që Shqipëria nuk ka obligime. Është tjetër, por jo në thelb. Kosova nuk do të kishte lindur si liri dhe parësi pa sakrificën e shqiptarëve. Kosova ka lindur si përpjekje e përbashkët shqiptare. Ne e dimë se kjo nuk do të ndodhte pa ndihmën e Shqipërisë. Tani pas pavarësisë kemi pasur një qasje sikur Kosova i di çështjes e veta. Është detyrim kushtetuese e Shqipërisë.

Rama deklaroi në Beograd se edhe Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës…

Kosova nuk është çështje e jashtme e Shqipërisë, është çështje e brendshme e Shqipërisë. Nuk po them që të jemi hemogjenist, por ta duam vetveten. Ne nuk kërkojmë gjë tjetër, por trojet tona dhe nuk duhet të lëshojmë pe. Është e pafalshme se si Shqipëria shfaqet indiferente.

A do të kishte pasoja nga Brukseli?

Në çdo proces demokratik. Ne u themi që të tërhiqen nga një nënshkrim i tillë. Do të ktheheshim në një gjendje paraprake. Problem i serbëve të Kosovës nuk është se janë larg Beogradit, por sepse janë pa punë dhe mirëqenia është e dobët, më e keqe se e shqiptarëve. Nuk mund të presim ne mirë nga një krijesë që është prodhuar nga Serbia. Ajo ka thënë haptazi që do ta luftojnë pavarësinë e Kosovës. Pse t’ia japim asaj një instrument që do ta kthejë kundër lirisë sonë.

A do t’i bllokoni punimet e Kuvendit?

Opozita është e vendosur që të mos ketë zhvillim tjetër parlamentar pa tërheq Isa Mustafa marrëveshjen me Serbinë. 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë