Politikani shqiptar në CDU i shkruan Merkelit: Shqiptarët duan punë, jo azil

21.09.2015 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Politikani shqiptar në CDU i shkruan Merkelit: Shqiptarët duan punë, jo azil

Kole Gjoka
Inxhinieri Kolë Gjoka është anëtar i kryesisë së CDU-së në Elmshorn; anëtar i këshillit bashkiak të Elmshorn; anëtar i Këshillit të Qarkut Pinneberg; Zv. Kryetar i “Netzwerk Integration” të landit Schlesëig-Holstein si dhe anëtar i kryesisë së “Deutsch-Albanischen Gesellschaft”.

Letër e hapur për kancelaren Angela Merkel.

Shumë e nderuar znj.Kancelare. Unë quhem Kolë Gjoka dhe kam lindur në Shqipëri.

Si qytetar i ardhur nga emigracioni, jetoj dhe punoj nga viti 1996 në Gjermani. Që nga viti 2005 kam marrë nënshtetësinë gjermane. Unë kam arritur që jo vetëm në vetën shoqërore por edhe në atë ekonomike dhe politike të integrohem shumë mirë. Paralel me këtë jam në lidhje të vazhdueshme me jetën dhe aktorë shoqërorë, ekonomikë dhe politikë në Shqipëri. Integrimi i shqiptarëve dhe njerzëve nga ballkani perëndimor në Gjermani është shumë i mirë. Kjo vjen nga hapsirat që na ofrojnë ligjet gjermane dhe shoqëria gjermane, por edhe nga vlerat e përbashkëta Europiane. Shqipëtarët dhe kombet e tjerë të Ballkanit janë kombe europiane dhe e meritojnë që kështu të trajtohen. Fatkeqësisht edhe Shqipëria ka probleme me imazhin e keq këtu në Gjermani. Kjo vjen nga mungesa e informacionit në Gjermani për jetën dhe realitetin atje, si dhe nga historia e Shqipërisë, mbyllja 50- vjeçare nga regjimi komunist.

Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Berlin, vitin e kaluar, ishte një sinjal i qartë për popullin, por edhe për politikën në këto shtete, ishte një çertifikatë sigurie për të investuar në këtë rajon. Në vizitën Tuaj në fillim të qershorit, Ju patët rastin që personalisht të shikonit përpjekjet për reformat e reja, por edhe çiltërsinë dhe mikpritjen e shqiptarëve.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për azil në Gjermani. Ata kanë nevojë, të hyjnë në tregun gjerman të punës, pa burokracinë e kërkesës në ambasadë për vizë pune. Ata kanë nevoj të jenë të barabartë me popujt e tjerë të Europës. Për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor kjo do të ishte hap përpara në drejtim të EU. Frika e disa njerzve këtu në Gjermani nga vala e puntorëve nga këto vende nuk është realiste. Kjo frikë ishte edhe kur u hoq regjimi i vizave. Realiteti tregoj që frika nuk kishte arsye. Unë jam plotësisht i sigurt që Shqipëria me popullsinë e saj të re, punëdashëse dhe të shkolluar do të minimizoj sado pak mungesën e puntorëve të kualifikuar në Gjermani. Gjithashtu , kështu do të ishte minimizuar edhe kriza ekonomike në Ballkan, do të ishin vendosur ura bashkpunimi midis Ballkanit dhe Gjermanisë, reformat do të shkonin përpara dhe do të arrihej një afrim real me EU. Edhe bashkunimi rajonal i dëshiruar nga të gjithë do të merrte një tjeter dimension.

I kuptoj shqetësimet e shumë bashkëqytetarëve tanë gjermanë për emigrantët e Ballkanit. Por ju lutem JU, mendoni për situatën e këtyre njerzëve: pa punë, pa të ardhura dhe reformat që një vend kandidat për në EU duhet të realizoj, është një situatë e dhimbshme për të gjithë popullin. Unë jam i lumtur dhe krenar për përzemersinë e popullit tone gjerman në çdo komunë, qark dhe republikë, që shumë kulturave të ndryshme ju thonë mirësevini. Unë deshiroj që me këtë rast, në emer të familjes time, por edhe në emer të shumë emigrantëve të cilët akoma nuk shprehen dot në gjermanisht, tju drejtoj një falenderim, të gjithë vullnetareve dhe vullnetarëve që ndihmojnë, punonjësve të institucioneve dhe punonjesëve të Zyrës Federale të Emigracionit, për punën e shkëlqyer, menaxhimin e mirë dhe ndihmën humantare në këtë krizë emigracioni, nga më të rëndat e pas Luftës së II-të Botërore, për ndihmën që kanë ofruar dhe do të ofrojnë.

Përshendetje miqësore

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet

Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Haziri në natën e shtatë të protestës “Jo në emrin tim”: Shtatë ditë nuk janë fundi, janë vetëm fillimi

Haziri në natën e shtatë të protestës “Jo në emrin tim”: Shtatë ditë nuk janë fundi, janë vetëm fillimi

Konjufca në New York: Diskutuam me partnerët për sigurinë, ekonominë dhe aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Konjufca në New York: Diskutuam me partnerët për sigurinë, ekonominë dhe aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Çitaku kritikon Kurtin për “asimetrinë e dënimeve”: Problemi është çfarë po dënohet

Çitaku kritikon Kurtin për “asimetrinë e dënimeve”: Problemi është çfarë po dënohet

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

Trump: Unë do të vendos nëse dhe kur do ta hedh në erë Iranin

Trump: Unë do të vendos nëse dhe kur do ta hedh në erë Iranin

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI

Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë

Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Si u emërua shefja e SHISH, Vlora Hyseni. Karriera në Kosovë dhe akuzat e SPAK

Si u emërua shefja e SHISH, Vlora Hyseni. Karriera në Kosovë dhe akuzat e SPAK

Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë

Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë

Nga AKI në krye të SHISH, profili i Vlora Hysenit, kryespiunes shqiptare që i doli punë me SPAK’un

Nga AKI në krye të SHISH, profili i Vlora Hysenit, kryespiunes shqiptare që i doli punë me SPAK’un

Avokati Musa: Projektligji i PDK-së mund të ndikojë në kompetencat e Dhomave të Specializuara

Avokati Musa: Projektligji i PDK-së mund të ndikojë në kompetencat e Dhomave të Specializuara