Shala:Të zgjidhet çështja e financimit dhe pronës së RTK-së

E publikuar: 19/09/2015 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

RTK sot mbushi 16 vjet dhe për të bërë një bilanc të punës 16 vjeçare në Programin e Mëngjesit ishin të ftuar kryetari i Bordit të RTK-së Ismet Bexheti dhe Drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala dhe kryetari i Bordit të RTK-së gjatë kësaj interviste përmendën të arriturat e mediumit publik gjatë këtyre 16 viteve, por edhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë kësaj kohe.

Besueshmëria, shikueshmëria, profesionalizmi, hapja e disa kanaleve të reja, modernizimi i teknologjisë ishin ndër të arriturat që u përmendën, ndërkaq u theksua që sfidë ende mbesin pronat dhe buxheti.

Në vazhdim intervista e plotë:

 

Urime për këtë përvjetor z. Bexheti dhe z. Shala. Na trego z. Shala se si e gjenë RTK-në sot ky 16 vjetor?
Shala: Fillimisht u urojë të gjithë punëtorëve të RTK-së, juve më së pari se jeni më të hershmit, por edhe të gjithë punëtorëve të RTK-së, 16 vjetorin e themelimit.

RTK gjatë këtyre 16 vjiteve sigurisht që i ka pasur etapat e veta të zhvillimit, etapa jashtëzakonsht të veçanta të zhvillimit të vet deri sot ku jemi këtu. Ka filluar më 19 shtator të vitit 1999 me vetëm 2 orë program, me një staf jashtëzakonisht të vogël, për të kaluar pastaj vit pas viti duke rritur minutazhën, kohën, deri kur nga dy orë tashti kemi 96 orë program televiziv, 48 orë program të radios, ëebsajtin kemi filluar ta zhvillojmë duke ndjekur zhvillimet teknologjike, siç janë over the top, që është një platformë e cila shkon përmes internetit… Ne kemi hyrë në këtë treg, presim që të ecim tutje në këtë pikë. Jemi duke punuar që të kemi aplikacionet tona në këto teknologjitë e reja, siç janë tabletat, telefonat mobil sepse një pjesë e madhe e audiencës veç kanë kaluar andej. D.m.th ekrani nuk është më i rëndësishëm për një pjesë të audiencës, i kanë tashti ato pajisjet e vogëla. Kur kemi filluar, kemi filluar me pak punëtorë, disa dhjetra punëtorë, tash jemi, 800 e diçka. Kjo tregon se ka psur zhvillime. Këto janë të arritura, ndërsa sigurisht që telashe ka pasur. Sikurse te çdo transmetues tjetër në botë që zakonsisht përballet me vështirësitë financiare edhe ne kemi pasë ato telashe e që është një problem që po na përcjell vazhdimisht, sidomos prej vitit 2013 e këndej kur ne jemi zhvillu jashtëzakonisht shumë. Kur ne e kemi hapur një kanal të veçantë për komunitetin serb, ka qenë obligim kushtetues, por mendoj që kemi bërë shumë mirë sepse edhe sikur t’mos kishte qenë obligim kushtetues, ne kemi treguar që RTK është institucion që integron. Ne kemi integruar komunitetin serb në kuadër të RTK-së, e të cilët janë integruar plotësisht. Punojnë brenda RTK-së, bashkëpunojnë kolegët mes vete pa asnjë telashe. Gjithashtu, në 2014 kemi hapur edhe 2 kanale tjera, RTK pra është zhvilluar, por në aspektin financiar nuk ka lëvizë asgjë nga shteti.

Pse gjithnjë hezitimi i Parlamentit të Kosovës për të gjetur një zgjidhje afatgjate per RTK?

Shala: Githkund kanë probleme transmetuesit publik me politikën, kjo nuk ndodhë vetëm te ne. Edhe në vendet më të zhvilluara, më demokratike kanë telashe, po ne jemi në një shoqëri në zhvillim, një vend që para një periudhë të shkurtër e kemi fituar pavarësinë, dhe ne jemi në një zhvillim e sipër. Mendoj qe klasës sonë politike ende i duhet të informohet, të mësojnë rreth rolit të transmetuesit publik edhe e kam një përshtypje personale qe nuk e dinë rolin e transmetuesit publik, e dinë veç atëherë kur duan të jenë në ekran, po nuk e dinë se duhet me ndihmu e se janë vet themelues të transmetuesit publik. Ne sigurisht që po i bëjmë përpjekjet tona, ne po mundohemi që me argumentet tona t’i shtyjmë përpara disa procese, dhe t’i bindim ata që çështja e financimit duhet zgjidhur. Lufta jonë është te financimi e te prona që është sfida tjetër e rradhës.
Ne pa dëshirën tonë, pa vullnetin tonë, punojmë në këto kushte në të cilat punojmë. Fatmirësisht, audienca nuk i sheh, se jemi mundu që për audiencën, për shikuesin të krijojmë studio të mira, sepse nuk është me rëndësi për ta se ku punojmë, me rëndësi për ta është programi. Ne jemi përkushtuar te programi, dhe për këtë arsye i kemi renovuar edhe garazhat e veturave atje që të bëjmë program. Kështu që vështirësi ka, por brenda këtyre 16 vjetëve ka shumë zhvillime pozitive, negative, por kryesisht mirë ka ecur RTK-ja. Me rëndësi, që jemi në treg shumë mirë.

Z. Bexheti na tregoni se cili do të jetë roli i Bordit të RTK-së, ndoshta me nevojën për të pasur një pavarësi financiare pasi që jemi te kjo temë?

Bexheti: Pasi që sot është ditë feste, ditëlindja e RTK-së shfrytëzoj rastin qe edhe publikut t’i uroj këtë ditë. Kur përmendet kjo ditë natyrisht se ne mendojmë për rritjen dhe zhvillimin e saj sepse ka një ditëlindje, pra një fillim dhe një zhvillim. Në këtë zhvillim unë mendoj, meqë unë nuk kam të drejtë të flas për zhvillimin që nga fillimi, unë mendoj që prej kohës kur unë kam ardhë, të arriturat janë të prekshme, gjatë, të gjitha fazave deri në ditën e sotme.
Nuk do të thotë kjo se ne duhet të jemi të kënaqur, sepse normalisht çdo televizion publik gjithkund nëpër botë i ka sfidat e veta, problemet e veta e jo më mediumet publike këtu në Ballkan, posaçërisht në Kosovë. Ne si Bord mendojmë se këtë vit mund t’bëjmë më shumë nga sfidat që na janë paraqitë. Bordi është konsoliduar me ekipë të re, kemi katër anëtarë me mandat të ri. Është një vit shumë sfidues për ne. Jemi të vetëdijshëm si bord i RTK-së, që ky vit është tepër sfidues është vit i sfidave, dhe marrim vendime edhe pak më të rënda sepse, viti që na përcolli ishte vit jo aq i sfidave por, i problemeve që na u shfaqën duke iu shmangur prioriteteve tona që i kishim prioritete siç ishin financimi, prona, dhe digjitalizimi, që domosdo në këtë rreth së bashku me kuvendin e menaxhmentin edhe në kompetencat tona si bord, ne si hap të parë në këtë kohë e kemi si prioritet, ndër tri prioritete financimin mbi të cilin duhet me çdo kusht, patjetërt që të gjejmë forma, dhe mënyrat që ta zgjidhim sa më shpejtë këtë. Për shkak të ligjit i cili në fakt, në vitin 2015 është llogaritë si vit me të cilin do të përfundojë mënyra financiare e deritashme, ne këmbëngulim që me ligjin e ri, madje bëjmë edhe apel që kuvendi sa më shpejt, të marr hapin e amandamentimit të ligjit, ku do ta gjejmë ne veten, të mos mbesim në atë drejtim prapa.
Prioritet shumë i madh i Bordit është edhe prona të cilin do të insistojmë, prona e cila i takon, kuvendit të merret me pronën sepse ai duhet me një vendim të veçantë, sepse RTK duke u nisur nga ajo që e thamë prej fillimit është një fëmijë i rritur jo në shtëpinë e vet, dhe i papronë dhe i pashtëpi deri më sot dhe kjo duhet patjetër të zgjidhet. Digjitalizimi- bashkrëtisht me menaxhmentin, i kemi hedhë pikat tona, dhe në digjitalizimin e brendshëm janë bërë disa hapa, ndërsa në pjesën tjetër që është aset kombëtar aty patjetër duhet të përfshihet edhe qeveria të gjejë format e veta. Fatbardhësisht është kryer strategjia dhe ligji në vazhdim, kështu që shpresojmë që shumë shpejt edhe pa ka kalur afati i kohës së kalimit nga analogja në digjitale. Kjo është në aspektin e jashtëm, në aspektin e brendshëm ne si bord gjithmonë mendojmë që duke u nisur nga ajo që vitin e kaluar patëm një rast i cili na dha mundësi që ne të marrim hapa në të mirë të RTK-së, zyra e Drejtorit të përgjithshëm për performancë me gjetjet dhe rekomandimet e saja na ka bërë të mundur që ne të punojmë bashkë me menaxhmentin në një plan aksional, që ne me drejtorin, bordin dhe menaxhmentin gjithashtu me fjalë nga kuvendi, nga zyra e drejtorit, që plani aksional është jashtëzakonisht mirë i pëpiluar dhe bile bile një pjesë të planit e kemi aplikur edhe ne si bord edhe menaxhmenti. Thjeshtë në planin e brendshëm mendojmë ne si bord që të sigurohemi nga menaxhmenti, nuk do të jetë vit i cili do t’na shmanë nga sfidat prioritare të cilat, nuk do të jetë vit i cili do t’na gjuaje problemet e tjera që shumë njerëz dëshirojnë të mos i zgjidhim, vetëm të shkaktojnë probleme, do të mundohemi që aty me çdo kusht të vie në pah rregulli dhe disiplina, e brendshme. Për këtë ekzistojnë rregulloret. Ne do të mundohemi me çdo kusht, në përputhshmëri me gjithcka të jetë me rregullore, me statutin dhe me ligjin e RTK-së.

Z. Shala gjatë këtyre 16 viteve përkundër shumë sfidave RTK ka arritur ta ruaj besueshmërinë e publikut. Na trego si është arritur kjo?

Shala: Po nuk ka shumë filozofi të madhe me ditë, d.m.th është punu në mënyrë profesionale.Mendoj edhe që RTK-ja e ka stafin më të përgatitur televiziv në Kosovë, në të gjitha aspektet, si në aspektin përmbajtësor që janë gazetarët, e po ashtu edhe në aspektin teknik, dmth, stafi, sidomos stafi teknik, është stafi i kërkuar edhe prej tjera televizioneve dhë është i përfshirë në të gjitha njarjet e mëdha, dmth kemi një staf jashtëzakonisht të përgatitur dhe falë punës së tyre kemi arritur ta ruajmë besueshmëinë. Besueshmërtia ruhet kur ka profesionalizëm, ndryshe nuk ruhet besueshmëria. Për shkak së nëse nuk ke profesionalizëm,nëse nuk je i pavarur në raportimet apo programe tua sigurisht që njerëzit e shohin, ajo shihet dhe sigurisht se nuk do ta kishim këtë besueshmëri. Por, ne jo vetëm besueshmërinë, por edhe shikueshmërine e kemi ruajtë në pjesën më të madhe të programeve, nuk po flas në krejt programet sepse është e pamundur në këte konkurrencë kaq të madhe televizive sidomos tashti në këtë epokë është problem me qenë i shikueshëm në të gjitha programet, mirëpo në pjesën më të madhe të programeve kemi arritë me ruajtë shikueshmërinë. Dhe ne merremi shembull edhe nga vendet e EBU-së, nga ato vende më të zhvilluara, më demokratike ku transmetuesit publik, janë të fuqishëm po jo më të fuqishëm se transmetuesit privat. Ne kemi arritë me mbajtë këtë situatë dhe besoj që kemi me mbajtë hala duke i njoftë kapacitet njerëzore që i ka RTK.

Pjesë e diskursit publik gjatë këtyre viteve ka qenë edhe ruajtja e pavarësisë editoriale të RTK-së, e dimë se ka qenë e vështirë të ruhet kjo pavarësi editoriale, në një ambient kaq të polarizuar politik ku secili akuzon tjetrin.

Shala: Jo paksa e vështirë, por shumë e vështirë ka qenë. Unë e përmenda pak më heret se për shkak se e kemi një klasë politike e cila në aspektin e mdiave nuk janë shumë të emancipuar në këte drejtim, dhe nuk e njohin shumë këtë punë, dhe tendenca e tyre është që të jenë sa më shumë në ekran, pa i zgjedhur format se si do të vinë, d.m.th. pa i zgjedhur format e presionit. Unë mund ta them me përjegjësinë më të plotë se kemi pasur presion jashtëzakonisht të madh, vazhdojmë me pasë presion jashtëzakonisht të madh politik, por edhe këtu vërehet se sa kemi arritë me përballu, dhe vërehet profesionalizmi e para dhe se sa punëtorët e RTK-së janë të gatshëm që ta mbrojnë institucionin e tyre. Edhe tash së fundmi, nuk mundem pa e përmend, te çështja e financimit të kthehem prapë, tash së fundmi kemi telashe ta bindim klasën politike, kemi presion të drejtpërdrejt në fakt është presion i drejtpërdrejt nga vet Ministria e Financave, e cila i dërgon letër kuvendit që më RTK nuk financohet nga buxheti i shtetit, pa e dhënë ndojfarë ideje se si duhet të zgjidhet. E para nuk ka fare të drejtë ministri i Financave të dërgojë letra për transmetuesin publik, se konsiderohet menjëherë si presion politik dhe përpjekje për kontrollë. Nuk e di nëse e ka bërë në mënyrë të vetëdijshmë apo të vetëdijshme, nuk besoj se e ka pasë me ndonjë qëllim te keq, mirëpo, kur dërgohen letra të tilla…sigurisht themeluesi ynë është kuvendi dhe kuvendi është ai i cili vendosë se çka duhet me ba me RTK-në dhe me gjetë formën e financimit, cila formë e financimit duhet të jetë më adekuate por jo drejtpërdrejtë qeveria.Në këtë rast është ky një prej momenteve që na ka bërë të përgatitemi, është një sfidë që po na pret edhe gjatë këtyre tre muajve, që besoj se do ta zgjidhim. Ne kemi argumentet tona, kemi zgjidhjet tona, dhe krejt varet tashti se sa është i interesuar kuvendi që t’i qojë më përpara këto procese dhe këto ide të cilat ne i kemi. Unë po besoj që ligji hyn në procedim shpejt, ligji i RTK-së, ndryshimi i ligjit të RTK-së, dhe besoj që deri kah fundi i tetorit do ta kemi ligjin e RTK-së edhe pse është një periudhë e shkurtë, por duhet me ba presion që vitin e ardhshëm ta kemi një siguri financiare. Sepse është e pamundshme pa pasë një qëndruehmëri. Ne edhe ashtu e kemi buxhetin më të vogël në botë, jo në rajon, po në botë, nëse krahasohemi me transmetuesit e tjerë publik,. Ndërsa prodhimin e kemi shumë të madh. Pozitën në treg e kemi shumë të mirë, në fakt këto mendoj se duhet t’i kenë parasysh edhe politikanët. Me pa pozitën në të cilën jemi dhe me ruajtë për shkak se në Kosovë, ky publik të cilin e kemi, këta njerëz të këtij vendi të vogël po e dëshirojnë RTK-në, po e dojnë tranmetuesin publik, prandaj edhe ata si përfaqësue të këij populli duhet të kujdesen më shumë në këtë drejtim. Dhe të jejnë zgjidhje edhe të financimit edhe të prones. Sepe ne bëjmë program për audiencën , e publikun, se bëjmë për vete.

Flasim pak për modernizimin e RTK-së në të ardhmen…

Shala: Ne planet i kemi qysh në vitin 2013-të, i kemi planet për digjitalizimin e brendshëm, teknologjisë, për shkak se, teknologjia po ecë. Kanë dalë keto format e reja të transmetimit, HD, tash japonezët, po fillojnë me 8 K, d.m.th me standarte të larta, të kualitetit televiziv dhe ne sigurisht se nuk mund t’i mbërrijmë ato standatde se janë pak lart. Unë veç mund t’ju informoj se prej fillimit të tetorit fillon implementimi i projektit japonez në RTK, i cili kushton 1,3 milion euro, dhe që përfshinë edhe asistencë teknike, që d.m.th teknologji ku mendojmë që master room-in, ta digjitalizojmë, dhomën e regjisë përndryshe, me përkthy, edhe trajnime do të ketë për stafin që do të jetë hapi i parë drejt avancimit të teknologjisë së brendshme, sigurisht se do të investojmë edhe në studio. Gjatë këtij viti, d.m.th pa kalu në vitin e ardhshëm do të kalojmë së paku me një kanal në HD, i kemi planet edhe për digjitalizim të cilat i përmendi kryetari më heret, kemi digjitalizimin tokësor për të cilin ligji ka përfundu, dhe ma merr mendja që do të ketë vullnet politik e qeveritar që të ndihmojnë në këtë proces. Jemi duke punu edhe në krijimin e aplikacioneve siç e thash më heret për telefoni mobile dhe tableta në mënyrë që të ofrojmë edhe audiencën e re, kështu që gradualisht me këto kushte ne po i ndjekim zhvillimet teknologjike. Për staf s’po flas se janë të mrekulluehëm, por teknologjinë duhet me ua rregullu dhe kur të bëhen te dyjat bashkë suksesi nuk ka kah ikë.
Pak a shumë i përmendëm të gjitha, por cilat janë prioritetet e bordit?

Bexheti: Unë do të ndërlidhesha me besueshmërinë e cila për ne është ndër parimet kryesore sepse ne do të mbështesim që ta ruajmë këtë dhe të mëtojmë, edhe më tutje që ta ruajmë këtë besueshmëri. E veçanta që neve na preokupon është edhe transparenca, transparenca e punës e cila nuk d.m.th se ka munguar por do të mundohemi që të jemi edhe më transparent. Në aspektin e brendshëm prioritetet tona janë edhe më tutje që të sigurohemi nga menaxhmenti në aspektin e mbikëqyrjes kontrollit të brendshëm, ndarjes së përgjegjësive. Sfida të cilat na janë paraqitur nga aspekti finansiar e cila e ka kapluar RTK duke qenë vazhdimësi e borxheve të vjetra. Kemi qenë të sigurtë edhe ne që edhe si menaxhment që të gjejmë mënyrën pa u dëmtu, pa qenë peng i atyre borxheve të vjetra, që të gjejmë mënyrën që në vazhdimësi të ecë puna në RTK në transformimin digjital, në format tjera, por edhe duke u mundu që të gjejmë mënyrën e sanimit të gjendjes financiare.