Një burrë, që po tradhtonte gruan, e pagoi shtrenjtë pasi dashnorja e tij e tërbuar ia preu penisin pasi ai refuzonte që të ndahej nga gruaja. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kinë.
Viktima 50-vjeçare, që është biznesmen i pasur, u fotografua duke vrapuar në rrugë, ndërsa kërkonte një doktor për ta ndihmuar. Në kofshë i rridhte gjaku.
Biznesmeni kishte shkuar në një hotel, duke pritur të dashurën 20-vjeçare. Të dy kishin pesë vite që bënin dashuri fshehurazi. Një punonjëse e hotelit tha se mbeti e shokuar kur hyri në dhomë. Aty kishte një palë gërshërë dhe penisi në krevat.