Aeroplanët në Kosovë vazhdojnë të sulmohen nga laserët ndriçues

09.09.2015 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Aeroplanët në Kosovë vazhdojnë të sulmohen nga laserët ndriçues

Përdorimi i laserëve ndriçues në drejtim të aeroplanëve është shtuar në Kosovë. Efekti negativ i gjithë kësaj është rreziku i verbërimit të përkohshëm të pilotëve.

Këto drita në treg shiten me qëllimin që të shënjohen yjet gjatë natës, por disa njerëz po i keqpërdorin, me gjithë faktin se mund të ndikojnë në humbjen e përkohshme të shikimit.

Fenomeni i drejtimit të dritës laserike, drejt aeroplanëve nga toka, është një fenomen në rritje, këtë e konfirmojnë edhe zyrtarë të aeroportit “Adem Jashari” dhe Aviacioni Civil i Kosovës.

Në vitin 2012, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka përpiluar një qarkore udhëzuese mbi raportimin e rasteve të drejtimit të rrezeve laser drejt aeroplanëve në fluturim.

Driton Ujkani, zyrtar për media në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i ka thënë gazetës “Zëri”, se muajt e fundit është rritur numri i rasteve të drejtimit të dritës laserike në drejtim të aeroplanëve.

Ndër të tjera Ujkani ka thënë se rastin e kanë paraqitur tek Autoriteti i Aviacionit Civil, dhe në Policinë e Kosovës.

“Me qëllim të luftimit të këtij fenomeni, janë marrë hapa konkretë, ku tanimë kemi një memorandum bashkëpunimi në mes të Autoritetit të Aviacionit Civil, Policisë së Kosovës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës – Kontrolli Ajror “Adem Jashari”. ANP-KA “Adem Jashari”, me rastin e marrjes së informatës nga ana e pilotëve për sulm me dritë laseri drejt fluturakes, rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës, si dhe  tek Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës”, ka thënë Ujkani.

Image

Ujkani drejtimin e dritës laserike drejt aeroplanëve e sheh si fenomen mjaft shqetësues, pasi që targetimi i qëllimshëm i pilotëve me dritë laseri largon vëmendjen e tyre nga funksionimi i sigurt i avionit “Avionët janë më të rrezikuar gjatë fazave kritike të fluturimit – fazës së ngritjes dhe asaj të aterrimit, kur pilotët duhet të kenë përqendrim maksimal. Çdo humbje e vëmendjes së pilotëve gjatë këtyre fazave është e rrezikshme. Një rreze e vetme laserike mund të shpërndahet përmes reflektimit të xhamit të përparmë të kabinës duke ndriçuar tërë kabinën. Një avion në fazën e aterrimit ka rreth një minutë kohë para se të arrijë pragun e pistës dhe të aterrojë. Një pilot i shpërqendruar nga një dritë laseri mund të verbohet deri në 10 sekonda duke rezultuar me një të parë të dëmtuar për më shumë se një minutë. Prandaj, rreziqet për udhëtarët dhe ekuipazhin janë mëse evidente, ka shtuar Ujkani.

Ndërsa, zyrtarë të Aviacionit Civil, për gazetën “Zëri”, kanë thënë se AAC-ja në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar procedurat për parandalimin e këtij fenomeni.

“Në vitin 2013, AAC-ja në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ANP “Adem Jashari” – Kontrolli Ajror kanë zhvilluar një procedurë reagimi për rastet e tilla, e cila mundëson reagimet e Policisë brenda pak minutash në vendin e identifikuar të burimit të rrezes laser që i është drejtuar një aeroplani. Gjithashtu, gjatë gushtit të vitit të kaluar dhe këtë vit, AAC-ja së bashku me Policinë e Kosovës kanë nxjerrë komunikata të përbashkëta. Përmes këtyre komunikatave kemi njoftuar qytetarët rreth rrezikut të rrezeve laser për sigurinë e fluturimeve dhe se këto veprime janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Drejtimi i rrezeve laser në aeroplanë të cilët janë në fazën e aterrimit apo ngritjes është një fenomen në rritje si në Kosovë, ashtu edhe në Evropë. Kjo vjen si pasojë e qasjes së lehtë në këto pajisje, të cilat janë në dispozicion në treg. /Zëri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin