Rita Ora lobon për pranim të Kosovës në UNESCO

09.09.2015 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rita Ora lobon për pranim të Kosovës në UNESCO

Sopranoja shqiptare me nam botëror, Inva Mula, i është bashkuar fushatës lobuese të Kosovës për pranim në UNESCO. Të martën është bërë publike letra e Mulës e publikuar në revistën franceze “La Lettre Diplomatique”

Të njëjtën gjë sikurse Mula e kanë bërë edhe figura tjera shqiptare me influencë në mbarë botën, këngëtarja Rita Ora, artistja Flaka Haliti, e fituesi i çmimit “Nobel” për mjekësi, Ferid Murat, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mula në tekstin e saj të botuar në revistën franceze kohë më parë e të shpërndarë të martën, shkruan se asnjë art nuk është më kozmopolit se opera e asnjë gjuhë nuk është më ndërkombëtare se ajo e muzikës. Sipas saj një vepër operistike është kënaqësi për t’u parë dhe dëgjuar, sepse shpërfaq humanitetin – e mendimit, shprehjes dhe sjelljeve.

“Por përqafimi i kozmopolitizmit, i vlerave universale nuk është rastësi. Është edukim. Është orientim. Është qëndrim”, shkruhet në letrën e Mulës. Ka treguar se babai i saj ka lindur në Gjakovë, nëna në Izhvek të Rusisë dhe se një pjesë e familjes së saj jeton ende në Kosovë. Ka kujtuar se është shkolluar në Tiranë dhe ka filluar karrierën artistike në Paris për ta zhvilluar atë në përmasa ndërkombëtare nga Prishtina në Tokio, Moskë, Londër, New York, Buenos Aires, Milano,Vjenë, San Paolo, Madrid, Pekin etj.

“Kam kënduar në site të mbrojtura nga UNESCO dhe në evente të UNESCO-s. Në të parat kam ndier pakohshmërinë – objekte kulturore të ndërtuara nga paraardhës tanë dhjetëra shekuj më herët, sot janë pasuri e mbarë njerëzimit. Kufijtë kohorë kapërcehen natyrshëm dhe ngjarja mund të ndodhte kurdo si për të na ndërmendur për metafizikën e muzikës dhe kulturës”, shkruhet në letër, për ta përfunduar atë me fjalinë: “Është ora që UNESCO t’ua hapë dyert njerëzve të Kosovës”.

Kosova sipas zyrtarëve qeveritarë qysh në korrik të këtij viti e ka nisur kërkesën e saj për t’u bërë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë e Kulturë. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili tash thotë se është duke lobuar për këtë çështje në Itali, i ka thënë gazetës se Inva Mula e ka shkruar tekstin me ftesë të MPJ-së dhe si pjesë e lobimit të shtetit të Kosovës. Selimi ka thënë se letra të njëjta përkrahëse kanë shkruar edhe nobelisti Ferid Murat, Rita Ora e artistja Flaka Haliti, që sivjet ka përfaqësuar Kosovën në Bienalen e Artit në Venecia. Ka shkruar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

“Diplomacia kosovare ka punuar tërë verën që aplikacioni i Kosovës të gëzojë një përkrahje globale dhe të konsiderohemi jashtë kornizave serbe që synonin që aplikimin tonë ta bëjnë çështje fetare”, ka thënë Selimi. Sipas tij, revista franceze “La Lettre Diplomatique” gjendet në çdo ambasadë dhe është shumë e popullarizuar tek ata që ndjekin politikën e jashtme dhe diplomacinë në shtetet frankofone.

“Por do te ketë edhe në media të tjera thirrje nga figura të tjera eminente. MPJ-ja ka rekrutuar shumë dashamirë që të përkrahin Kosovën. Së fundi jemi koordinuar edhe me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës”, ka thënë Selimi. Sipas tij letra e AShAK-ut dhe ajo përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Kosovë që muajin e kaluar i është drejtuar direkt UNESCO-s, janë pjesë zyrtare e dokumentacionit të Kosovës për aplikim. Qeveria e Kosovës fillimisht kishte nisur kërkesën për pranim në UNESCO nëpërmjet OKB-së, por kjo organizatë kishte refuzuar të ndërmjetësonte procesin. Sipas zyrtarëve qeveritarë, Kosova do të aplikojë në UNESCO nëpërmjet një pale të tretë, por nuk janë bërë të ditura më shumë detaje.

Ministria e Punëve të Jashtme kishte paralajmëruar një betejë të fortë diplomatike me Serbinë sa i përket këtij procesi.

Më 20 korrik, zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i është drejtuar me një shkresë sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. Daçiq kishte shkruar se çdo qasje tjetër pos refuzimit në lidhje me shqyrtimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është injorim, përkatësisht shkelje e rregullave të drejtësisë së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare.

Në gusht fushatë politike kundër pranimit të Kosovës në UNESCO kishte paralajmëruar edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë. Kryetari i këtij institucioni, Vladimir Kostiq, kishte thënë se Akademia serbe do të nisë shkresa për të gjitha akademitë anembanë botës, duke ofruar fakte që Kosova nuk duhet të jetë anëtare e UNESCO-s. Në anën tjetër zëvendëskryeministri Thaçi, u ka shkruar të gjithë homologëve të tij nëpër botë, duke kërkuar përkrahje për anëtarësim në UNESCO.

Kosova i ka hyrë rrugës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, duke ndjekur praktikat e mbi 20 shteteve që janë pranuar edhe pa qenë anëtare të OKB-së. Në Komitetin Ekzekutiv të UNESCO-s, më 3 tetor, Kosova duhet të fitojë të drejtën e të qenit anëtare e këtij Komiteti. Pastaj votohet në Asamblenë e Përgjithshme, në nëntor, ku duhen dy të tretat e votave të shteteve anëtare të UNESCO-s.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin