Policia: Ka imamë që po ligjërojnë fshehurazi kundër parimeve të Islamit

01.09.2015 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Policia: Ka imamë që po ligjërojnë fshehurazi kundër parimeve të Islamit

Përfaqësues të shoqërisë civile, të BIK-ut dhe Policisë së Kosovës, kanë diskutuar sot në Mitrovicë për mënyrat që duhet praktikuar nga të gjitha institucionet përkatëse për të parandaluar ekstremizmin fetar në Kosovë.
Në këtë tryezë debati të organizuar nga Qendra Kosovar për Studime të Sigurisë (QKSS), palët pjesëmarrëse ranë dakord që ky fenomen duhet të parandalohet qysh në fazat e tij të para.

“Bashkëpunimi ndër-institucional në drejtim të adresimit të sfidave të cilat ndërlidhen me ekstremizmin e dhunshëm që nga fazat e hershme të zhvillimit të tij, qysh tek fëmijët e shkollave fillore janë rrugët më të mira për ta luftuar ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, u tha sot në këtë takim

Në këtë debat, pjesë e projektit “Rrëfimi i dy qyteteve, Radikalizmi dhe Kundërnarrativi në Vushtrri dhe Mitrovicë”, Skënder Perteshi nga QKSS përmendi gjendjen e rëndë ekonomike, sistemin jo adekuat të edukimit, mos-njohuritë e duhura rreth fesë, mungesës së lirisë së lëvizjes, si ndër faktorët të cilët po ndikojnë në përhapjen e ekstremizmit në Kosovë

“Shumë nga problemet ekzistenciale me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës, po shfrytëzohen nga elementet propagandues të ekstremizmit”, tha Perteshi.

Përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës në Mitrovicë kërkuan që, si masë edukimi e të rinjve për t’u larguar nga elementet radikale, lënda Edukata Fetare të futet në kurikulën shkollore. Kryeimami i Mitrovicës Rexhep Lushta tha se ekstremizmi po vjen nga mosnjohuria e parimeve të vërteta fetare dhe gjendja e rëndë ekonomike në vend.

Ndërsa zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Departamenti për Anti Terrorizëm thanë se gjatë hetimeve që janë bërë ndaj elementeve radikale në Mitrovicë, janë gjetur edhe vende të fshehta, jashtë objekteve fetare, ku imamë të caktuar u mbajnë të rinjve ligjërata të cilat, sipas tyre, bien ndesh me parimet e Islamit.

“Kur predikohet drejt feja islame, nuk ka nevojë të ligjërohet fshehtas me dritare të mbyllura”, tha Florim Shabani nga Njësia për Parandalimin e Ekztremizmit të Dhunshëm Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Në debat janë dhënë ide të ndryshme se si institucionet dhe shoqëria në Kosovë duhet të përballet me ekstremizmin përfshirë edhe atë që të zhvillohet mendimi kritik e analitik tek fëmijët rreth rreziqeve që mund të vijnë nga ekstremizmi.

Kjo ishte tryeza e dytë e këtij karakteri pas asaj të mbajtur javën e kaluar në Vushtrri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7