Rikthehen emërtimet e viteve të 90’ta: Kush e quan Asociacionin serb, “Autonomi kulturore?

27.08.2015 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rikthehen emërtimet e viteve të 90’ta: Kush e quan Asociacionin serb, “Autonomi kulturore?

Jo vetëm partitë politike, por edhe analistët dhe shoqëria civile në Kosovë, po paraqiten me pikëpamje të ndara, nëse marrëveshja e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe krijon ndarje etnike dhe nivel të tretë të pushtetit.

Për një pjesë të shoqërisë civile, delegimi i disa prej kompetencave nga komunat më shumicë serbe, që gjithsej janë 10 sish, tek Asociacioni paraqet një fakt se po krijohet një nivel i tretë i pushtetit.

Por, për publicistin Halil Matoshi, krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndonëse nuk ishte zgjidhje ideale, ishte më e mira e pranueshme për aktualitetin politik në Kosovë.

Sipas tij, marrëveshja është kushtetuese, ngase ajo nuk cenon kushtetutshmërinë e as integritetin dhe sovranitetin e vendit. Edhe në lidhje me kompetencat e Asociacionit, Matoshi beson se marrëveshja garanton një autonomi kulturore, por nuk ka kompetenca ekzekutive.

“Nuk ka kompetenca ekzekutive, por vetëm konsultative dhe në raport me institucionet qendrore është një ndërmjetës për t’u kujdesur eventualisht rreth cenimit të të drejtave të qytetarëve serbë. Mund të them se kjo është autonomi kulturore dhe personale dhe jo edhe territoriale, sepse nuk ka kufij të definuar qartë. Së paku ato nuk përmenden në marrëveshje”, ka thënë Matoshi.

Pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, Instituti Demokratik i Kosovës doli me një deklaratë përmes së cilës konstatonte se Asociacioni i Komunave Serbe nuk është një Organizatë Joqeveritare, siç kishte paralajmëruar Qeveria e Kosovës, por një nivel i tretë i pushtetit.

Në deklaratë thuhej se asociacionit, me marrëveshje, i është siguruar mbikëqyrje e plotë në arsim, në shëndetësi, në zhvillim ekonomik lokal, pastaj koordinim të planifikimit urban/rural si dhe i është lejuar delegimi i kompetencave nga niveli qendror.

Përveç kompetencave që, sipas KDI-së, tregojnë se Asociacioni nuk do të jetë një OJQ, Albert Krasniqi nga ky Institut thotë se marrëveshja nuk është në harmoni as me parimet e shumë-etnicitetit, mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

“Një prej shqetësimeve tona më të thella është se ky Asociacion do të jetë një-etnik dhe të gjitha parimet që Kushtetuta e Kosovës i parasheh për shumë-etnicitetin në Kosovë, do të jenë të kundërta. Pastaj, do të thellohen ndarjet etnike në Kosovë si dhe po krijohet dominimi i komunitetit serb ndaj komuniteteve tjera që jetojnë në këto komuna. Po ashtu, pengohet integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës, ngase me krijimin e këtij Asociacioni, integrimi do të jetë i pamundur”, ka theksuar Krasniqi.

Marrëveshja për Asociacionin / Bashkësinë e komunave serbe

Një problem tjetër që krijohet me Asociacionin Serb, sipas Albert Krasniqit, është krijimi i një asimetrie të kompetencave dhe ndarjes buxhetore, duke i dobësuar kompetencat e komunave që i kishin deri më tani.

“Po krijohet një asimetri e kompetencave dhe ndarjeve buxhetore e Asociacionit karshi komunave tjera, si dhe po dobësohen këto dhjetë komuna, si institucione të vetëqeverisjes, pasi që shumë nga kompetencat e tyre tani do t’i delegojnë tek Asociacioni. Po ashtu, për nivelin nacional do të jetë shumë e vështirë që të gjitha strategjitë dhe planet nacionale të mund t’i shtrijnë edhe në këto komuna, të cilat do të jenë pjesë e Asociacionit”, ka thënë Krasniqi.

“Vuçiq” rrënon territorin e Kosovës

Ndërkohë, për Halil Matoshin, ngritja e shkallës së të drejtave për pakicat, nuk paraqet ndonjë cenim të integritetit dhe sovranitetit. Sidoqoftë, ai pret që me definimin e statutit të këtij Asociacioni dhe me interpretimin që më pas do të japë Gjykata Kushtetuese, do të shihet nëse marrëveshja e Brukselit ishte përfundimtare dhe si e tillë nuk do të diktojë nevojën e ndryshimeve kushtetuese.

“Nëse nuk paraqitet nevoja për ndryshime kushtetuese për ta akomoduar në sistemin politiko- juridik të shtetit Asociacionin, atëherë del me të vërtetë që ky Asociacion pa kompetenca ekzekutive e legjislative, pos që ofron autonomi të plotë kulturore, arsimore, në shëndetësi, në ambient dhe rregullim hapsinor, nuk ka fuqi tjera juridiko – politike”, ka vlerësuar Matoshi.

Marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit e arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel për Asociacionin e Komunave Serbe parasheh krijimin e Asamblesë së Asociacionit. Kjo Asamble do të përbëhet nga këshilltarë të deleguar të kuvendeve komunale, duke e përjashtuar mundësinë që të ketë zgjedhje të lira për këtë trup.

Kurse statuti i Asociacionit, i cili mbetet të draftohet nuk mund të hyjë në fuqi pa miratimin e qeverisë së Kosovës dhe pa e dhënë dritën e gjelbër Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Palët janë marrë vesh që ky Asociacion komunikon me institucionet qendrore në Prishtinë, çka paraqet risi, pasi që tani do të ketë më pak komunikim të qeverisë me komunat serbe. Po ashtu, palët janë marrë vesh që vendimet e Asociacionit duhet të jenë në përputhje me ligjet e Kosovës./REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale