Në Kinë është gjetur një gjarpër kobra me dy kokë. Zvarraniku i rrallë u gjet nga zoti Hang në fermën e tij në Yulin, në jug të Kinës, disa javë më parë.
Sipas rrëfimit të burrit, gjarpri ishte gjallë dhe në fazë rritje. Pasi u kap ai u dërgua në kopshtin zoologjik Nanning Zoo, ku po kujdeset eksperti i sektorit Li Keqi, i cili nuk është në gjendje të thotë nëse gjarpri do të jetojë gjatë, pasi ka ndërruar lëkurë.
Lajmi raportohet nga revista kineze People’s Daily Online, sipas së cilës gjarpri është i gjatë 20 centimetra dhe çdo kokë ka trurin e saj.
Në rastin e kobrës kineze me dy koka, mendohet se do të arrijë një gjatës nga 1.2-1.5 metra, ndërsa kokat do të zënë 2/4 e gjatësisë.