Cana drejt zgjidhjes së kontratës me Lazion

E publikuar: 27/07/2015 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lorik Cana afrohet edhe më shumë me Katarin ku mund të vazhdojë karrierën e tij. Faqja e specializuar lalazisiamonoi.it që citon gazetën Il Tempo, zbulon se kapiteni i Kombëtares Shqiptare është shumë pranë zgjidhjes së kontratës me Lazion për t’u transferuar në kampionatin e vendit nga Lindja e Mesme. Sipas informacioneve që vijnë nga përtej Adriatikut, mbrojtësi kuqezi dhe klubi italian kanë rënë dakort që të ndjekin rrugë të ndryshme edhe pse Cana ka edhe një vit kontratë me bardhkaltërit. Sipas lalazisiamonoi.it, Cana nuk ka reshtuar asnjëherë së menduari për Olympique de Marseille, ndërsa interesim ka pasur edhe nga disa klube gjermane, por Katari mbetet një destinacion shumë i mundshëm për lojtarin. Problemi më i madh për një afrim të mundshëm të tij me klubet europiane mbetet paga që merr dhe në këtë mënyrë, vetëm klubet e pasura nga Katari mund t’i plotësojnë kërkesat ekonomike të mbrojtësit.