Përjetim- U dashurova në grua të martuar

27.07.2015 02:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përjetim- U dashurova në grua të martuar

Jam duke kaluar një periudhë të tmerrshme për shkak të fundit të një historie dashurie me një grua të martuar. Fatkeqësisht, nuk mund të flas me askënd për këtë histori dhe kështu po u shkruaj sa për t’u shfryrë paksa, sepse nuk mundem më ta mbaj të gjithë dhimbjen i vetëm brenda vetes…

Gjithçka ka nisur rastësisht. Ne punonim bashkë dhe shkonim në qytete të ndryshme për shkak të punës. Është disa vjet më e vjetër se unë. Është shumë e bukur, por e martuar para dhjetë vjetësh. Patëm një pëlqim dhe tërheqje për njëri-tjetrin, por gjithnjë silleshim me respekt dhe pa i rënë në sy tjetrit që kishim interes. Përpara Vitit të Ri, kur duhet të shkëputeshim, ndodhi që u puthëm. Që nga ai moment lindi gjithçka, nisëm të flasim në telefon shumë shpesh, madje u lidhëm shumë me njëri-tjetrin. Herën e parë që u ritakuam bëmë dashuri.

Sa herë putheshim thoshim: Sot mori fund!
Vazhduam kështu të takoheshim për një vit dhe e gjitha në fshehtësi të plotë. Çdo herë që bënim dashuri i thoshim njëri-tjetrit se historia jonë duhet të merrte fund për shkak të situatës në të cilën ndodheshim. E dinim shumë mirë që nuk mund të ishim kurrë bashkë dhe fshehtësia po na lodhte. Gjithnjë afroheshim edhe më shumë dhe ndihesha keq sa herë që mendoja se pasi ndahej nga unë do të shkonte në shtëpi tek tjetri, pra te bashkëshorti i saj.

Në fillim gjithçka ishte për mrekulli. I kemi bërë njëri-tjetrit me qindra premtime që mos ta humbasim këtë që kemi, i kishim siguruar mijëra herë njëri-tjetrit se duheshim. Deri disa muaj më parë gjithçka ishte e përkryer dhe i besoja të gjitha ato që thoshte, më dukej sikur do të jetonim përgjithmonë bashkë, por më pas… Më pas hyri në lojë një djalë tjetër, ishte shumë i bukur dhe në atë moment ne nuk ishim më ne, nisëm të grindeshim gjithnjë e më shumë. Kjo zgjati deri disa ditë më parë, kur ajo zhduket dhe pretendonte se ai që isha larguar kisha qenë unë.

Për shkak të punës ne nuk mund të flasim më, provoj që t’i shkruaj natën dhe ajo nuk më përgjigjet, por e di shumë mirë që është në linjë në internet, e shoh dhe e kuptoj se nuk do që të flasë me mua. Dyshoj se është lidhur me atë djalin tjetër dhe i kam thënë se e kuptoja se ishte me djalin e ri që kishte ardhur në punë duke u argëtuar. Në këtë moment ajo më përgjigjet me disa versione. Fillimisht më tha se nuk i kishte parë mesazhet, më pas më tha se ishte mërzitur me mua dhe, prandaj, nuk donte që t’më përgjigjej dhe si përfundim më tha se nga mesazhet e mia e kishte kuptuar se mes nesh ka marrë fund çdo gjë.

Jemi prapë bashkë, por jo si në fillim
Pas një kohe u afruam përsëri bashkë, por nuk ishte asgjë si në fillim. Nuk mund të qëndroj pranë saj pa e dëshiruar. Ajo më përkëdhel, m’i shtrëngon duart, por nuk do që të bëjë dashuri me mua. Më thotë se më do, por… Nuk më telefonon më dhe në disa raste sillet normalisht me mua dhe në raste të tjera bëhet agresive. E kam njohur mirë dhe ndoshta më shumë se bashkëshorti i saj dhe e di mirë që nëse tani sillet në këtë mënyrë, e bën sepse ka një tjetër, por nuk dua që ta pranojë sepse unë e dua.

Tani jam penduar dhe nuk di çfarë të bëj. Dua t’i fshij të gjitha kujtimet e vitit të fundit, dua ta fshij edhe atë nga jeta ime, por nuk e bëj dot. Ndërkohë, ajo e ka bërë këtë pa asnjë problem. Ndoshta ajo është, thjesht, një grua e mjerë dhe e pasigurt që ka nevojë të ndihet e dashuruar nga bukuroshi i rastit. Por, unë kisha besim te ajo, te lidhja jonë.

Tash ndjehem një idiot, i zhgënjyer, i vënë në lojë dhe asgjë tjetër…/L.

/kosovarja/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)