FAZ: Kosovarët të mirëseardhur në Gjermani

26.07.2015 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
FAZ: Kosovarët të mirëseardhur në Gjermani

Diskursit të artikujve dhe opinioneve në mediet gjermane që ngjallin panik lidhur me fluksin e madh të kosovarëve dhe ballkanasve tjerë në Gjermani ka filluar t`i kundërvihet një diskurs tjetër, ai i logjikës ekonomike të absorbimit të refugjatëve nga vendet e përmendura.

Siç shkruan në botimin e te dielës gazeta më prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) me penën e korrespondentit të saj për ekonomi nga Berlini Ralf Bollmann, Gjermania duhet të heq dorë nga demonizimi i gjithë asaj që vjen nga Ballkani perëndimor. “Ekziston një fjalë frikësuese në politiken gjermane dhe kjo fjalë është “Ballkani Perëndimor”.

Ky term lidhet me 31,000 kosovarë, 21,000 shqiptarë, 16,000 serbë dhe 7,000 maqedonas të cilët të gjithë brenda 6 muajve të këtij vitin kanë kërkuar azil në Gjermani…

“Pasi qe shanset për pranim të azilit të tyre janë fare të pakta sepse në vendet përkatëse nuk ka ndjekje politike në kuptimin e ngushtë, politikanët gjermanë të partive të ndryshme po shtyhen me kërkesat se si Gjermania duhet të heqë qafe sa me shpejt këta njerëz: procedurat e shpejtuara, më pak para xhepi, strehimi në tenda…”, vazhdon tutje artikulli i botuar në FAZ me titullin “Jeni të mirëseardhur, kssovarë” që e transmeton albinfo.ch.

Fakti se refugjatët që me të vërtetë janë ndjekur nga dhuna në vendet e tyre si sirianet, irakianët etj. duhen pranuar pa dilemë nuk i përjashton automatikisht ballkanasit, është ideja që shtron Bollmann duke iu referuar logjikës ekonomike.

“Hulumtuesit e tregut të punës dhe përfaqësuesit e ekonomisë besojnë se Gjermanisë i nevojiten edhe migrantët e ardhur nga Serbia ose nga Shqipëria. Ata mendojnë se pranimi i sirianëve i motivuar nga humaniteti nuk është argument kundër hapjes së kufijve për migrantët nga vendet fqinje evropiane, shanset e të cilëve për integrim, në rast krahasimi, janë dukshëm më të mëdha. Ata mendojnë se qeveria duhet të krijojë mundësi të reja në këtë drejtim, duke anashkaluar azilin.

“Ne nuk mund te lejojmë që në afat të gjatë ta izolojmë një regjion që është në fqinjësinë tonë të drejtpërdrejtë”, ka thënë për shembull Herbert Brücker, drejtues sektori i Institutit të Nürnbergut për tregun e punës dhe hulumtime profesionale (IAB). Afërsia, sipas qëndrimit që Brücker dhe kolegët e tij e shprehin në një studim të posa publikuar fillon që nga njohja e gjuhës dhe niveli i kualifikimit, shkruan FAZ dhe përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që refugjatët e luftës nga vende më të largëta të shumtën e rasteve “nuk kanë njohje të gjermanishtes dhe shpesh kanë probleme edhe me anglishten, kjo te ballkanasit shpeshherë është ndryshe: Njohuritë mesatare të gjermanishtes te azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor duhet të jenë dukshëm më të mira, falë migracionit të hershëm nga ish Jugosllavia në Gjermani”, thuhet veç tjerash në këtë studim.

Më tutje autori shkruan se regjioni që sot me averzion quhet “Ballkan Perëndimor” me parë njihej si “Jugosllavi”. Madje edhe termi i sotëm sinjalizon dëshirën e politikës që të mbajë mundësisht sa më shumë distancë nga ky regjion.

“Jugosllavia” dikur në vetëdijen e gjermanëve nënkuptonte gjëra si pushimet verore, qebapët dhe gastarbajterët e integruar mirë. Ndërsa me “Ballkan perëndimor” sot kuptohet lufta civile, kaosi, refugjatët e varfërisë dhe një “strategji e Ballkanit perëndimor” e dështuar e BE-së, vazhdon FAZ, transmetin albinfo.ch. E gjithë kjo ndërkohë që profili kualifikues i shumë refugjatëve nga vendet e përmendura përkon më mirë me nevojat e tregut gjerman të punës se sa që mendojnë disa në Gjermani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

Tragjedia në Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Nikoll Radaçin

Tragjedia në Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Nikoll Radaçin

ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve energjetikë

ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve energjetikë

Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Musmurati emërohet nënkryetare e Prishtinës, Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në

Musmurati emërohet nënkryetare e Prishtinës, Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në

Thaçi: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart…

Thaçi: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart…

Hashim Thaçi intervistë nga Haga: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Hashim Thaçi intervistë nga Haga: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Fatos Geci rikthehet me një koment tjetër të rëndë ndaj Thaçit: Lidhesh për krejt jetën me 19 maj

Fatos Geci rikthehet me një koment tjetër të rëndë ndaj Thaçit: Lidhesh për krejt jetën me 19 maj