Henrik Mkhitaryan vlerëson trajnerin e ri të Borussias së Dortmundit Thomas Tuchel i cili vetëm pak kohë më parë mori në skuadër vendin e lënë bosh nga Jurgen Klopp. Mesfushori armen edhe pse kishte shumë oferta vendosi të qëndrojë te verdhezinjtë pasi është i bindur se mund të mësojë shumë nga ish tekniku i Mainzit. Mkhitaryan thekson se Tuchel ka aftësi të jashtëzakonshme dhe për të personalisht do të jetë dicka shumë bukur të punojë me 41-vjecarin gjerman.
” Lajmet e dala në media për të ardhmen time janë thjeshtë thashetheme dhe nuk dua të flas për to. E vetmja gjë që dëshiroj është të përgatitem sa më mirë dhe të shikoj përpara. Është e vërtetë që Tuchel ka influencuar pozitivisht te unë. Gjithsesi dëshira ime ka qenë gjithmonë të qëndroja te Dortmundi. Una dua të shënoj shumë gola dhe tu tregoj të gjithëve se jam një lojtar i mirë. Por mbi të gjitha dua të bëj të lumtur tifozët e Borussias Dormtundit të cilët më kanë mbështetur gjithmonë. Tuchel është një trajner shumë i zoti dhe jam i bindur se më të do të arrimë rezultate pozitive”.
26-vjecari beson se Dortmundi këtë sezon mund të paraqitet më mirë në Bundesligë duke pëmirësuar vendin e 7-t të sezonit të kaluar. Sipas Mkhitaryan një tjetër fakt që mund të ndikojë pozitivisht në ecurinë e ekipit është që nga skuadra gjatë kësaj vere nuk është larguar asnjë lojtar i rëndësishëm.
” Tuchel nuk ishte arsyeja e vetme që unë të qëndroja këtu. Ndikoi padyshim edhe fakti se nga skuadra nuk u larguan lojtarët kryesorë. Këtë sezon jam i bindur se mund të bëjmë më mirë. I kemi mundësitë për tu pozicionuar sa më lart në klasfikim. Ne si skuadër do të bëjmë gjithcka për të kënaqur tifozët duke arritur rezultatet mbresëlënëse”./ss/