Një gotë uji me lëng panxhari në ditë mund t’ju ndihmojë të luftoni presionin e lartë të gjakut.
Këto janë rezultatet e arritura nga kërkimet e vazhdueshme të mjekëve dhe shkencës.
Gjatë eksperimenteve të realizuara e tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ulur tensionin e gjakut.
Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut.
Më pas u vu re se pirja e një gotë uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike.
Përbërësit e lëngut ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi.
Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut.
Po ashtu perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta, si panxhari, duke përfshirë spinaqin dhe marulen.