Një restorant në Japoni ka filluar t’i dënojë me gjobë mysafiret, të cilët nuk e ngrënë gjithë ushqimin për të cilin kanë paguar.
“Mbetjet në piatë janë të dënueshme’ thotë menaxheri i restoranti japonez Hachikyo.
Restoranti është mjaftë ekskluziv dhe çmimet janë mjaft të shtrenjta. Ai njihet si njëri nga restorantet më ekskluzive të ushqimeve prej peshku.
Sipas pronarëve të restorantit ‘mjetet e mbledhura nga gjoba, i jepen në formë donacioni peshkatarëve, falë punës së të cilëve mundësohet ushqimi i shijshëm dhe cilësor në restorantin Hachikyo.
Si ka raportuar RocketNeës24, pronari i restorantit ka edhe ‘vese’ tjera. Ai dërgon në baza të rregullta stafin e tij që të peshkojnë sepse është i bindur së kësisoj ‘do të çmojnë më shumë punën e peshkatarëve’. /Infoglobi


















