Ja pse fëmijët nuk duhet të konsumojnë pije të gazuar

22.07.2015 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja pse fëmijët nuk duhet të konsumojnë pije të gazuar

Prindërit duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm me ushqimet që zgjedhin për fëmijët e tyre sidomos gjatë ditëve të verës.

Ekspertët rekomandojnë sa më shumë lëngje, por jo lëngje që kanë në përbërje të tyre gaz pasi ato janë të dëmshme për shëndetin e fëmijës. Mjekët japin 10 arsye pse të vegjlit nuk duhet t’i pijnë si;

Pijet e gazuara krijojnë varësi

Varësia ndaj pijeve të gazuara krijohet për një sërë përbërsish të saj, ku kryesorja është kafeina. Kafeina krijon një varësi fizike, dhe fëmijët nuk janë imunë ndaj saj.

Nuk kanë vlera ushqyese

Pija e gazuar nuk është ushqim i nevojshëm për trupin tonë, por megjithatë ajo ka disa kalori boshe që mund të shuajnë oreksin. Konsumimi i tyre nga fëmijët u pret oreksin për të ngrënë ushqime të shëndetshme.

Dëmtojnë trurin e fëmijëve

Truri i fëmijës është në zhvillim edhe gjatë adoleshencës. Kur një fëmijë pi shumë pije të gazuara, ai merr kimikate që ndryshojnë trurin. Këto kimikate janë të fshura tek acidi citrik apo shijet artificiale që kanë pijet e gazuara.

Dobësojnë kockat e fëmijëve

Pijet e gazuara dëmtojnë kockat e fëmijës pasi ato tretin kalciumin, aq shumë të nevojshëm. Kafeina është një ndër keqbërësit kryesore, pasi ajo është e njohur për thithjen e kalciumit.

Shkaktojnë agresivitet

Ndryshimi i këtyre sjelljeve mund të vijë nga kafeina, sheqernat artificiale, apo ngjyruesit. Sipas një studimi të bërë me 3 mijë fëmijë, ata që konsumonin më shumë pije të gazuara ishin më agresivë, dhe kishin probleme me përqëndrimin.

Shkatërrojnë dhëmbët e fëmijëve

Sheqeri nuk është i mirë për dhëmbët, as përbërësit e pijeve të gazuara. Acidi citrik dhe fosfori mund të zhveshin smaltin e dhëmbëve dhe t’i shkatërrojnë ato.

Ndikon në diabetin në moshë të hershme

Përbërësit artificialë të këtyre pijeve, mund të shkaktojnë intolerancë të glukozës tek të vegjëlit. Dhe kjo është një shenjë e hershme metabolike për diabetin e tipit 2. Çka është më e frikshme? Edhe nëse reduktojnë konsumimin e këtyre pijeve, rreziku nuk ulet.

Mbipesha tek fëmijët

Të vegjlit që u pëlqejnë shumë këto lloj pijesh kanë tendencën të jenë mbipeshë. Një studim dy vjeçar tek fëmijët e moshave nga 3-5 vjeç ka përcaktuar se konsumimi i pijeve me sheqer rrit ndjeshëm peshën e fëmijës. Edhe ato pije të gazuara që janë dietike nuk e shmangin dot këtë fenomen.

Sëmundjet e zemrës

Kur flasim për fëmijët, sëmundjet e zemrës na vijnë rrallë në mendje. Por studimet thonë që qoftë dhe një kanaçe pije të gazuar në ditë, rrit me 61% rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Duke patur parasysh rrezikun e varësisë, fëmijët do të konsumojnë pije të gazuara gjithnjë e më shumë, çka shton edhe rrezikun.

Pengojnë tretjen

Pijet e gazuara dhe kafeina janë diuretike, dhe mund të çojnë në dehidratim. Sheqeri dhe kafeina rrisi nivelin e acidit në stomak, duke çuar në sindromin e irritimit të zorrëve. /albeu.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)