Neymar kundër kritikave: Nuk jam perfekt

E publikuar: 20/07/2015 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Brazilit, Neymar, u përgjigjet kritikave të javëve të fundit pasi u ndëshkua me 4 ndeshje pezullim për shkak të një incidenti në fushën e lojës gjatë Kupës së Amerikës ku u përfshi ai dhe sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca. “Kam lindur të jem i lumtur dhe jo perfekt”, shkruan ylli i Barcelonë në adresën e tij zyrtare në Twitter, duke kërkuar t’u vendosë kapak zërave kritikë. Brazili u eleminua në çerekfinalen e Kupës së Amerikës nga Paraguaji pas goditjes së 11 metërshave, por Neymar nuk do të luajë në dy ndeshjet eleminatore të botërorit kundër Kolumbisë dhe Ekuadorit në muajin tetor. Aktualisht, sulmuesi brazilian po shijon pushimet në Las Vegas dhe rikthimi te Barcelona është parashikuar në fillim të muajit Gusht për shkak të sezonit të ngjeshur. Sjellja e Neymar nuk është pritur mirë edhe nga shumë analistë dhe ish yje futbolli në Brazil, të cilët kanë drejtuar akuza të rënda në drejtim të tij. Me Brazilin ai është aktivizuar në dy edicione të Kupës së Amerikës dhe një botëror por ende nuk ka arritur të fitojë asgjë, çka ka bërë që kritikat në drejtim të tij të shtohen gjatë kohëve të fundit.